Aktualitet

Kokainë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 4 persona në Tiranë 

Ndërkohë që një person i tretë është arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

16 Janar 2023, 09:38 Nga I.A
Kokainë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 4
Policia

TIRANË- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se dy persona kanë rënë në pranga pasi janë kapur me kokainë me vete. Ndërkohë që një person i tretë është arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Ndërsa një 20-vjeçar ka rënë në pranga pasi në makinë iu gjet një dorezë hekuri. 

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit: - F. D., 32 vjeç, banues në Has, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në automjet i gjetën një fenelinë si ato të Policisë; - A. K., 30 vjeç, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin B. M., 20 vjeç, banues në Laç, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti metalik. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin I. T., 24 vjeç, banues në Kavajë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Ç., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestohen 4 persona ne tirane

Sondazh

Poll