Aktualitet

Kanabis, përforcues grushti dhe shkop metalik, arrestohen dy të rinjtë në Durrës

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një përforcuese grushti dhe një shkop metalik, si ata të Policisë.

16 Janar 2023, 09:35 Nga F.M
Kanabis, përforcues grushti dhe shkop metalik, arrestohen dy të
Policia Durres

DURRËS- Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim zyrtar bëhet me dije se M. C., 20 vjeç, banues në lagjen nr. 17, u arrestua pasi në makinë ju gjet kanabis. A. H., 26 vjeç, banues në Durrës u vu në pranga pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një përforcuese grushti dhe një shkop metalik, si ata të Policisë.

Njoftim:

Durrës/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 20 vjeç, banues në lagjen nr. 17, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 20-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar lëndë narkotike kanabis. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 26-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një përforcuese grushti dhe një shkop metalik, si ata të Policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

policia e durresit

Sondazh

Poll