Dëmtohet pallati në Bulqizë, banorët: Kemi frikë të rrimë këtu, ka shumë plasaritje, ky pallat është dëmtuar dhe në 2019-n
Bulqizë BULQIZË- Tërmeti i një nate më parë me epiqendër afër Klosit ka shkaktuar disa dëme në banesa. Pr...
Jep detaje mbi tërmetin.
TIRANË- Sizmiologu Edmond Dushi ka thënë se tërmeti i mbrëmjes së djeshme ka qenë me magnitudë 4.7 të shkallës rihter është pasuar nga shumë pasgoditje. Në një prononcim për FaxNews, Dushi thotë se ka rreth 62 pasgoditje me magnitudë që ka ardhur duke u zvogëluar. Sipas Dushit, lëkundja e fortë me epiqendër në Klos, ka zgjatur 21 sekonda.
“Tërmeti që u regjistruar kishte një magnitude 4.7 të shkallës rihter, ndërsa 5.5 ballë. Kur flasim për rihter është ajo cfarë pajisjet regjistrojnë, ndërsa ballë është efekti në zonën ku bie. Aktiviteti ka nisur kohë më parë që në datën 12. Ka pasur një frenim ditën e djeshme dhe kjo shënoi atë tendencën për të pasur magnitudë të madhe. Deri tani kemi rreth 62 pasgoditje dhe magnituda ka ardhur duke u zvogëluar. Deri në një farë magnitude pritet të mos ketë efekte dhe më tej të ketë ndjeshmëri. Ne i klasifikojmë në disa klasa, në bazë të magnitudave. Ne nuk jemi në pozicion që të japim një alert disa sekonda përpara. Qytetarët duhet të parapërgatiten. Jetojmë në një vend që dukuria sizmike është prezente, duhet të jemi të organizuar në shtëpi, ku është këndi apo pozicioni më i sigurt, të evitojmë ashensorët, apo shkallët. Të ulim automatin apo edhe gazin. Tërmeti ka qenë 21 sekonda,”- tha ai.
Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi mbrëmjen e së dielës Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta. Sipas të dhënave zyrtare epiqendra ka qenë 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel. Pak minuta më pas u rregjistrua dhe një pasgoditje me magnitudë 4.1. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve. Gjatë natës janë regjistruar dhe pasgoditje të tjera.
Bulqizë BULQIZË- Tërmeti i një nate më parë me epiqendër afër Klosit ka shkaktuar disa dëme në banesa. Pr...
Momente paniku nga tërmeti TIRANË- Tërmeti ka tronditur dhe studio televizive. Në momentin që tërmeti goditi edhe kryeqytetin...
Policia e Tiranës TIRANË- Dy persona nga Kosova, A. K., 46 vjeç dhe D. Sh., 51 vjeç, janë vënë në pranga ...
Dëme nga tërmeti TIRANË- 12 shtëpi janë raportuar të dëmtuara në Klos pas tërmetit me magnitudë 4.7 t&eum...
Dëme nga tërmeti BULQIZË- Tërmeti i një nate më parë ka shkaktuar dëme materiale dhe në lagjen e Re në Bu...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin mbi të...
Moti TIRANË- Shqipëria sot do të jetë nën sundimin e reshjeve të shiut. Në mëngjes, vendi ynë do të jet&e...
Nexhat Elshani dhe Dibran Hoxhaj KOSOVË- Avokati i Dibran Hoxhajt, Nexhat Elshani ka justifikuar klientin e tij për vrasjen e kryer në klubi...
Foto Ilustruese KUKËS- Një 25-vjeçar është vënë në pranga në pikën kufitare të Morinës, pasi ...
Tërmet TIRANË- Nata nuk ishte e qetë! Sipas raportimeve të IGJEUM, gjatë natës numërohen të paktën dhe 8 pasgo...