Aktualitet

Tërmeti/ Dëme dhe në lagjen e re në Bulqizë, banorët nuk kthehen në banesa, disa lagje në Durrës mbeten pa energji elektrike

Ndërkohë në qytetet e tjera të vendit është raportuar se lëkundjet e tërmetit ishin të forta dhe kanë ngjallur panik tek qytetarët.

16 Janar 2023, 08:54 Nga F.M
Tërmeti/ Dëme dhe në lagjen e re në Bulqizë,
Dëme nga tërmeti

BULQIZË- Tërmeti i një nate më parë ka shkaktuar dëme materiale dhe në lagjen e Re në Bulqizë. Banorët kanë dalë jashtë dhe kanë frikë të rikthehen në shtëpitë e tyre.

Në Durrës raportohet se disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë në qytetet e tjera të vendit është raportuar se lëkundjet e tërmetit ishin të forta dhe kanë ngjallur panik tek qytetarët.

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi mbrëmjen e së dielës Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta. Sipas të dhënave zyrtare epiqendra ka qenë 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel. Pak minuta më pas u rregjistrua dhe një pasgoditje me magnitudë 4.1. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve. Gjatë natës janë regjistruar dhe pasgoditje të tjera.

termet ne diber

Sondazh

Poll