Kërkohet për mashtrim nga Gjermania, arrestohet 25-vjeçari nga Kosova në Morinë, pritet të ekstradohet
Foto Ilustruese KUKËS- Një 25-vjeçar është vënë në pranga në pikën kufitare të Morinës, pasi ...
Avokati Elshani shton gjithashtu se sherret në klubin e Hoxhajt, ‘Kobra City’ ndodhin sepse aty ka vajza e gra.
KOSOVË- Avokati i Dibran Hoxhajt, Nexhat Elshani ka justifikuar klientin e tij për vrasjen e kryer në klubin e natës ‘Kobra City’ si dhe për mbajtjen e armës, me deklarata skandaloze. Në një prononcim për mediat, ai është shprehur se ‘arma është për burra’.
“Po mirë, është një thënie megjithatë popullore se arma është për burra edhe mbajtësi ose bartësi i armës paraprakisht e di që ka përgjegjësi dhe në momentin kur t’i zihet sigurisht se edhe përgjigjet dhe është përgjigjur”, është shprehur ai.
Më pas ai ka shtuar se kjo ka qenë fraza që ka thënë klienti i tij dhe jo ai.
“Ai ka bindjen që arma është për burra. Klienti im e ka thënë, jo unë. Në përgjithësi thoshte që arma është për burra e jo për gra. Është një keqinterpretim për këtë punë. Mbrohet në heshtje,”- thotë avokati për Nacionale.
Deklaratat e tij nuk mbyllen me kaq. Avokati Elshani shton gjithashtu se sherret në klubin e Hoxhajt, ‘Kobra City’ ndodhin sepse aty ka vajza e gra.
"Natyra e lokalit ku ka punu ka qenë natyrë e ashpër, e egër. Njerëzit iu kanë përmbajte sjelljes dhe mënyrës që qëndrimit në ato lokale. Kriste aty dajaku për pesë minuta. Gjithë sherrin në lokalin të cilin Dibran Hoxhaj po e udhëheqte në Zhur të Prizrenit “Kobra Citu”, e kanë nisur gratë. Krejt femrat e bëjnë sherrin o v’lla. Femrat aty- ato që punojnë, flirtojnë me të tjerë. Ky reagon (e ka fjalën për Dibran Hoxhajn). E ka ndonjërën aty sigurisht dashnore. Aty (e ka fjalën për lokalin e Kobrës), krejt shteti ka dështu. Lokali ka punu pa leje,”- thotë avokati i Kobrës.
Pyetur nëse është i vetëdijshëm për paragjykimet në deklaratat e tij, avokati ndërron qëndrim.
"Sherri bohet se aty ka femra. Jo dashnorja ime, jo pse e nguce. Kështu mes veti përplasë. Femrat hiç s'bëjnë sherr. Mos mi interpretoni keq deklaratat e mia,”- shton ai.
Dibran Hoxhaj, i njohur si 'Kobra' akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa 5 të arrestuar të tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”. Dibran Hoxhaj është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur.
Foto Ilustruese KUKËS- Një 25-vjeçar është vënë në pranga në pikën kufitare të Morinës, pasi ...
Tërmet TIRANË- Nata nuk ishte e qetë! Sipas raportimeve të IGJEUM, gjatë natës numërohen të paktën dhe 8 pasgo...
Tiranë TIRANË- Tërmeti i mbrëmjes së kaluar me magnitudë 4.7 ballë që tronditi vendin tonë është ndj...
Vilma Masha TIRANË- Videoja tregon momentin e përjetimit të tërmetit që tronditi një natë më parë vendin. N&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Richter, goditi mbrëmjen e së dielës Shqip&eum...
Foto Ilustruese Pylli Orbital është bërë shkak për mosmarrëveshje mes një operatori ekonomik dhe autoritetit kontraktor ...
Banka e Shqipërisë TIRANË- Normat e interesit në tregun financiar në vitin 2023 priten të jenë më të qënd...
Pamje nga brenda banesës DIBËR- Tërmeti në Klos ka shkaktuar disa dëme në banesa. Brenda banesave të dëmtuara, Repo...
Pamje nga bulevardi TIRANË- Lëkundjet e fuqishme të tërmetit kanë shkaktuar panik tek qytetarët, saqë kanë dalë...
DIBËR- Kryetari i Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha ka bërë me dije të dhënat e para nga terrni. Në një intervistë pë...