Aktualitet

Natë tërmetesh në vend, regjistrohen dhe 8 pasgoditje, epiqendrat nga Veriu në Konispol

Natë tërmetesh në vend, regjistrohen dhe 8 pas goditje, epiqendrat nga Veriu në Konispol.

16 Janar 2023, 08:06 Nga F.M
Natë tërmetesh në vend, regjistrohen dhe 8 pasgoditje, epiqendrat
Tërmet

TIRANË- Nata nuk ishte e qetë! Sipas raportimeve të IGJEUM, gjatë natës numërohen të paktën dhe 8 pasgoditje të tjera. Epiqendrat e lëkundjeve nuk janë vetëm në Veri ku ishte ajo e goditjes së parë, por ka edhe në Bilisht apo Konispol.

Natë tërmetesh në vend, regjistrohen dhe 8 pasgoditje, epiqendrat
Pasgoditjet

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi mbrëmjen e së dielës Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta. Sipas të dhënave zyrtare epiqendra ka qenë 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel.

Pak minuta më pas u rregjistrua dhe një pasgoditje me magnitudë 4.1. Lëkundjet janë ndjerë më shumë në zonën e Klosit dhe Bulqizës, por nuk kanë kursyer as kryeqytetin dhe qytete të tjera si Pogradeci, Durrësi dhe Lezha. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve. Gjatë natës janë regjistruar dhe pasgoditje të tjera.

termet ne diber

Sondazh

Poll