Aktualitet

Tërmet në Klos, Ministria e Mbrojtes jep detajet e para: Ka disa dëme në Xibër, asnjë person i lënduar

Në njoftimin e bërë në rrjetet sociale, ministri Niko Peleshi ka bërë me dije se deri më tani nuk ka njerëz të lënduar.

15 Janar 2023, 23:05 Nga k.m.
Tërmet në Klos, Ministria e Mbrojtes jep detajet e para: Ka disa
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me tërmetin që lëkundi sot vendin. Në njoftimin e bërë në rrjetet sociale, ministri Niko Peleshi ka bërë me dije se deri më tani nuk ka njerëz të lënduar.

"Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit,"-shkruan ministri.

termet ne diber

Sondazh

Poll