Aktualitet

Tërmet me magnitudë 4.7 ballë në Dibër, "shkundjet" ndjehen edhe në Tiranë

Sipas të dhënave të para, tërmeti ishte i magnitudës 4.7 i shkallës Riter afër Drezes, Qarku i Dibrës.

15 Janar 2023, 22:37 Nga k.m.
Tërmet me magnitudë 4.7 ballë në Dibër,
Tërmeti në Shqipëri

TIRANË- Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë. Sipas të dhënave të para, tërmeti ishte i magnitudës 4.7 i shkallës Riter afër Drezes, Qarku i Dibrës, ndërsa intensiteti ishte 6 ballë. Lëkundjet u ndjenë në Shqipëri në orën 22:37, ndërkohë që ende vazhdojnë pasgoditjet. Deri më tani, njëra është shënuar me magnitudë 2.9 i shkallës Riter, ndërsa duket se do të ketë edhe valë të tjera. 

Tërmet me magnitudë 4.7 ballë në Dibër,

Nga të dhënat e deritanishme, bëhet me dije se epiqendra ka qenë në Klos të Burrelit, por deri më tani nuk dihet nëse ka persona të plagosur. Nga raportimet e deritanishme, tërmeti është ndjerë thuajse në të gjithë vendin nga jugu në veri.

termet ne diber

Sondazh

Poll