Aktualitet

Përkeqësim i motit në tre ditët e para të javës së ardhshme, autoritetet detare: Po vjen stuhia, merrni masa

Përkeqësimi i motit do të ndikojë në lundrimin e sigurt për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit, ndërsa përmirësimi i motit pritet pasditen e 19 janarit, ora 16:00.

15 Janar 2023, 20:26 Nga k.m.
Përkeqësim i motit në tre ditët e para të javës
Foto ilustruese

DURRËS- Autoritetet detare njoftojnë për përkeqësim të motit në tri ditët e para të javës së ardhshme. Sipas njoftimit të dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës, era pritet që të përkeqësojë situatën në det. Pikërisht për këtë, përkeqësimi i motit do të ndikojë në lundrimin e sigurt për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit, ndërsa përmirësimi i motit pritet pasditen e 19 janarit, ora 16:00.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike në datat 16, 17 dhe 18 janar moti do të përkeqësohet duke filluar nga ora 01:00 e datës 16 janar përgjatë gjithë bregdetit shqiptar. Era do të jetë me drejtimin jug-jugperëndim në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra,”- njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës.

POSTIMI I PLOTË:

drejtoria e përgjithshme detare durres

Sondazh

Poll