Aktualitet

Situata me COVID-19 në vend/ MSH: 8 raste të reja, asnjë humbje jete

Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.

15 Janar 2023, 19:10 Nga k.m.
Situata me COVID-19 në vend/ MSH: 8 raste të reja, asnjë humbje
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 8 raste të reja të infektuara nga pandemia e koronavirusit. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, nga 243 testime të kryera janë shënuar 8 të infektuar. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 8 raste të reja të infektimeve me Covid 19, në 243 testime të kryera. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë. 15 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 243 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 8 qytetarë, në Bashkitë: 3 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Vlorë. Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,279 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore               8

Të shëruar në 24 orë             13

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       243

Testime totale                   2,025,293

Raste pozitive                      333,072

Raste të shëruara                  329,279

Raste Aktive                             197

Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    141

Fier                           22

Vlorë                         13

Berat.                        6

Shkodër                 5

Durrës                      4

Lezhë                       3

Gjirokastër              2

Elbasan                             1

pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll