Aktualitet

404 mijë euro në tubin aspiratorit/ Rozeta nuk e 'hap gojën', Prokuroria urdhëron kontrolle në banesat ku ka punuar pastruesja

Në celularin e saj janë zbuluar edhe zyrtarë të tjerë, por edhe qytetarë të thjeshtë, shtëpitë e të cilëve Dobi i pastronte prej kohësh, të gjitha ata janë thirrur në organin e akuzës, dhe disa prej tyre kanë deklaruar se janë vjedhur vetëm bizhuteri, ndërsa të tjerë kanë deklaruar se në banesat e tyre nuk është marrë asgjë.

15 Janar 2023, 17:59 Nga k.m.
404 mijë euro në tubin aspiratorit/ Rozeta nuk e 'hap
Alda Klosi, Havier dhe Rozeta Dobi

TIRANË- Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të zbuluar se të kush është, apo kush janë pronarët e shumës së 404 mijë eurove që u zbuluan në tubin e aspiratorit në banesën e pastrueses Rozeta Dobi. Në celularin e saj janë zbuluar edhe zyrtarë të tjerë, por edhe qytetarë të thjeshtë, shtëpitë e të cilëve Dobi i pastronte prej kohësh, të gjitha ata janë thirrur në organin e akuzës.

Por disa prej tyre kanë deklaruar se janë vjedhur vetëm bizhuteri, ndërsa të tjerë kanë deklaruar se në banesat e tyre nuk është marrë asgjë.

Duke qenë se pronari nuk po gjendet, Prokuroria do të ushtrojë kontrolle në banesat e klientëve të 49-vjeçares. Po ashtu, sipas Ballkanëeb, ende pret përgjigje nga bankat e nivelit të dytë, për të parë nëse e dyshuara dhe i biri i saj, Havier, kanë llogari të tjera bankare. Pastruesja Dobi ka pranuar se ka vjedhur shumën prej 120 mijë eurosh në shtëpinë e ish-zyrtares Klosi, por nuk tregon se ku i ka marrë paratë e tjera, edhe pse Prokuroria i ka ofruar lehtësi në dënimin e të birit, nëse ajo bashkëpunon.

Aktualisht Rozeta po mbahet nën masën e sigurisë "arrest me burg" bashkë me të birin 21-vjeçar Havier Dobi, i cili shfaqte luks në rrjetet sociale, pasi kishte shpenzuar shuma të mëdha parash nga ato që kishin vjedhur në banesat e zyrtarëve.

alda klosi havier dobi rozeta dobi

Sondazh

Poll