Aktualitet

Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Shi dhe borë, pritet dhe erë tepër intensive

Priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër dhe Kukës; e më pas mesatare në qarqet Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

15 Janar 2023, 17:49 Nga k.m.
Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Shi dhe borë, pritet
Pamje nga harta

TIRANË- Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, nga nesër e tutje, priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër dhe Kukës; e më pas mesatare në qarqet Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat nga  nesër do të variojnë: në bregdet: 7 / 13 °C; në vendet e ulëta: 4 / 12 °C; në vendet malore: -1 / 4 °C. Përveç shiut, në zonën e Alpeve parashikohen reshje të dendura dëbore ndërsa në relievet e tjera malore në lindje reshje dëbore me intensitet të ulët dhe vetëm ditën e Premte me intensitet mesatar. Por po ashtu, pritet erë tepër intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi që arrinë deri 20 – 25m/s ndërsa pritet edhe dallgëzim i lartë në dete të forcës 5-7 ballë.

HARTA LIVE: 

instituti i gjeoshkencave

Sondazh

Poll