Aktualitet

Anëtarë partie fake nën emra shqiptarësh, të gjithë të regjistruar me "+355", sekretari i "Sinistra italiana": Njëri fliste keq italisht, tjetri jetonte në Tiranë

Pas regjistrimeve, Canzano tregon se i ka telefonuar numrat e regjistruara. 

15 Janar 2023, 17:06 Nga k.m.
Anëtarë partie fake nën emra shqiptarësh, të
Foto ilustruese

ITALI- Antonio Canzano, sekretari i të Majtës italiane (Sinistra italiana), paraqiti një ankesë te karabinierët për 10 regjistrime anormale që u bënë në dhjetor në kuadër të kongresit të partisë. Nga kontrollet e kryera nga komisioneri rajonal Giovanni Paglia duket, në fakt, se ditën e fundit të dobishme janë regjistruar 10 shtetas shqiptarë në Siena “me emaile të njëjtë dhe të gjithë me një prefiks (00355) në fund të emrit".

Sipas mediave italiane, 6 regjistrime kishin të njëjtin numër celulari, të gjithë ishin të regjistruar në dy adresa shtëpise. Pas regjistrimeve, Canzano tregon se i ka telefonuar numrat. 

“Dy u përgjigjën, njëri flet keq italisht, jeton në Tiranë dhe tha se nuk dinte asgjë, tjetri tha se ia kishte dhënë të dhënat një të njohuri që i kishte kërkuar një nder”.

Skandali me teserat është zbuluar dhe është bërë publik nga sekretari i degës së Sienës, Antonio Canzano, i cili më 12 dhjetor 2022 bëri dhe denoncimin në Polici. Por kjo nuk është hera e parë që anëtarësime partie të forcave të politikës së majtë italiane kanë përfshirë emigrantët shqiptare. 

antonio canzano sinistra italiana

Sondazh

Poll