Aktualitet

ME VIDEO/ Nis puna për shembjen e 3 pallatave në Laç, ishin dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit

Gjatë kësaj periudhe në këtë objekt kanë jetuar disa banorë, por pas verifikimeve të thelluara u vendos që të shemben për t’i hapur rrugë rindërtimit. 

15 Janar 2023, 16:44 Nga a.l
ME VIDEO/ Nis puna për shembjen e 3 pallatave në Laç, ishin
Laç

LAÇ- Në qytetin e Laçit ka nisur puna për shembjen e 3 pallateve të tjera të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, 3 vite më parë. Gjatë kësaj periudhe në këtë objekt kanë jetuar disa banorë, por pas verifikimeve të thelluara u vendos që të shemben për t’i hapur rrugë rindërtimit. 

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntor 2019 shkaktoi 51 viktima dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë shumë familje.  Dy zonat më të prekura dhe me më shumë viktima kanë qenë Durrësi ku ishte epiqendra dhe Thumana. Edhe pse kanë kaluar 3 vjet ngjarja është akoma e freskët për ata që kanë humbur të afërmit e tyre dhe për ata që ende nuk janë strehuar në shtëpitë e rindërtuara. Pas ngjarjes tragjike shqiptarët anë e mbanë botës, fqinjët e Shqipërisë ndihmuan me kontribute. Kosova, Italia, Greqia, Turqia, Franca e shumë vende të tjera sollën jo vetëm ndihma në Shqipëri, por edhe ekipe të kërkim shpëtimit që për ditë me radhë kërkuan nën rrënoja për trupat e viktimave./ Dosja.al

termeti i 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll