Aktualitet

U gjet pas 18 orësh në kanionin e Holtës, flet i ati i 43-vjeçarit: Im bir është aventurier, s'ka lidhje me thesarin

I ati i Andrea Dervishit, apeloi që asnjë të mos provonte të ndërmerrte aventura të rrezikshme, pa e njohur terrenin.

15 Janar 2023, 17:00 Nga k.m.
U gjet pas 18 orësh në kanionin e Holtës, flet i ati i
Babai i Andrea Dervishit

GRAMSH- I ati i Andrea Dervishit, i cili u gjet pas 18 orësh i bllokuar në shpellën e Gramshit është shprehur se djali i tij është aventurier. Në një intervistë për mediat, ai apeloi që asnjë të mos provonte të ndërmerrte aventura të rrezikshme, pa e njohur terrenin. 

“Djali im bashkë me shokët është eksplorues i maleve. Qejfi i tij është aventura. Arriti ngeli 300 m në greminë, falë Policisë së Shtetit, forcave të RENEA që arritën ta shpëtonte. Për mua është kthim i dytë në jetë. Nuk kishte më keq se mediat jepnin version tjetër dhe e vërteta ishte ndryshe. Dua të them që më afër realitetit ishin forcat e RENEA-s, nata ishte shumë e vështirë për mua, me shumë të papritura, mendoja shumë gjëra të padëshirueshme por zoti më ndihmoi. Do i thosha eksploruesëve që të mos shkoni atje ku nuk ua pret mendja se rrezikoni jetën. Rrisku i djalit tim që shpëtoi,”- tha i ati.

andrea dervishi

Sondazh

Poll