Aktualitet

‘6000 kg ar, argjend e gura të çmuar’/ Çfarë thotë legjenda e Teutës për thesarin që kërkonte 43-vjeçtri në Kalanë së Tërvolit

Ka një legjendë që thotë se kur mbretëreshë Teuta po humbiste luftën me Romën u tërhoq në malet mes Gramshit dhe Pogradecit dhe thuhet se aty fshehu thesarin e saj.

15 Janar 2023, 15:48 Nga k.m.
‘6000 kg ar, argjend e gura të çmuar’/ Çfarë
Foto ilustruese

GRAMSH- Andrea Dervishi shkoi në Kalasë së Tërvolit për të gjetur ar dhe jo vetëm, bashkë me shokët e tij, pasi kishin dëgjuar dhe besuar një legjendë. Ka një legjendë që thotë se kur mbretëreshë Teuta po humbiste luftën me Romën u tërhoq në malet mes Gramshit dhe Pogradecit dhe thuhet se aty fshehu thesarin e saj. Gojëdhënat flasin për një vend ku u fshehën ar, argjend, stoli dhe gurë të çmuar, që u ngarkuan me 40 munshka dhe u fshehën. Fillimisht u devijua rrjedha e lumit e u gropos thesari, më pas u vendos muri i kalasë, e më pas ridevijuan rrjedhën e lumit. Legjenda është transmetuar brez pas brezi, por deri më sot nuk ka pasur asnjë të dhënë se legjenda është e vërtetë. 

andrea dervishi

Sondazh

Poll