Aktualitet

Terren i VËSHTIRË- Momenti kur shpëtohet 43-vjeçari që po kërkonte thesarin në Gramsh (VIDEO)

43-vjeçari ishte nisur drejt Kalasë së Tërvolit në kërkim të thesarit të mbretëreshës Teuta. Por nuk ka gjetur asgjë dhe ka mbetur i bllokuar në shpellë prej orës 18:35 të së shtunës.

15 Janar 2023, 15:46 Nga a.l
Terren i VËSHTIRË- Momenti kur shpëtohet 43-vjeçari
Gramsh

GRAMSH- Del video nga momenti kur shpëtohet 43-vjeçari Andrea Dervishi. Siç mund të shikohet në pamje, terreni ka qenë shumë i vështirë dhe nxjerrja e tij është bërë kanioni i Holtës.

43-vjeçari ishte nisur drejt Kalasë së Tërvolit në kërkim të thesarit të mbretëreshës Teuta. Por nuk ka gjetur asgjë dhe ka mbetur i bllokuar në shpellë prej orës 18:35 të së shtunës. Pas 18 orësh, u bë e mundur shpëtimi i tij dhe u dërgua në spitalin e Gramshit me ambulancë, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Andrea Dervishi, 43 vjeç është nga Belshi dhe ishte nisur drejt kërkimit të floririt, së bashku me miqtë të tij. Por vetëm ai ishte futur në shpellë. Babai i të riut ka reaguar thjesht duke falenderuar forcat RENEA./ Dosja.al

andrea dervishi

Sondazh

Poll