Aktualitet

'Bëjnë ligje si ju do qejfi'/ Banorja e Bërxullës: Meta ka devijuar projektin, mbushin dyshekët e aspiratorët me para (VIDEO)

Ndryshe nga ditët e tjera sot ajo e çoi thirrjen për drejtësi në një tjetër nivel atë të vetëflijimit duke kërcënuar se do të hidhej nga një shtyllë tensioni.

15 Janar 2023, 15:16 Nga a.l
'Bëjnë ligje si ju do qejfi'/ Banorja e Bërxullës:
Bihade Basha

TIRANË- Banorja e Bërxullës, Bihane Basha 63-vjeç prona e së cilës preket nga autostrada Thumanë-Kashar, ka dalë sot sërish në protestë, duke akuzuar edhe njëherë qeverinë për projektin ku firma e ndërtimit po kryen punime pa leje. Ndryshe nga ditët e tjera sot ajo e çoi thirrjen për drejtësi në një tjetër nivel atë të vetëflijimit duke kërcënuar se do të hidhej nga një shtyllë tensioni. Pasi zbriti nga shtylla e tensionit tha se shteti nuk ka menduar për ta, por vetëm për vete. 

"Shteti shqiptar, ministrja Balluku, nuk na i kanë hapur dyert, kemi shkuar gjithandej. Edhe ne tani vetëm vetëflijimi na pret. Mos kujto se ne do e lejmë më kaq. Derisa ministrja Balluku të ballafaqohet me ne, ne i kemi çuar pikat se çfarë kërkojmë. Do ngjitem deri atje do hidhem fare, nuk ka rrugë tjetër më. Ky shtet nuk ka pyetur për ne asnjëherë. Ato bëjnë ligje sikur ju do qejfi për veten e vet jo për fshatarësinë. A shikoni fshatin tonë si jemi? Si në mesjetë. Çdo parti, çdo qeveri kush ka hyrë e ka dalë këtu, nuk ka pyetur asnjëherë për ne. Rrugët i kemi shtruar vetë. Unë jam asamtike, me tiroide, me tension, me raumatizmë edhe gjithë këto pasoja edhe prap së prap unë do qëndroj vetëm për fëmijët e mi deri në vetëflijim. E kam dekleruar edhe nëpër studio ku kam qenë, nepër protesta dhe kam thënë ky shtet pse nuk na shikon ne, pse nuk vjen ky shtet të ballafaqohet me ne, pse flenë gjumë për ne, ndërsa për veten kanë mbushur tubat e aspiratorëve dhe dyshekëve me lekë. Meta bashkë me shokët e vet e kanë devijuar projektin. E kanë devijuar sipas qejfit, si e si të shtypin qytetarë”, tha 63-vjeçarja.

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll