Aktualitet

Merr flakë apartamenti në Elbasan, shkrumbohet njëra nga dhomat (FOTO)

Paraprakisht nuk raportohet për të plagosur. Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur detaje nga vendi i ngjarjes dhe shkaqet e zjarrit.

15 Janar 2023, 14:29 Nga a.l
Merr flakë apartamenti në Elbasan, shkrumbohet njëra nga dhomat
merr flakë banesa në Elbasan

ELBASAN- Një apartament në lagjen “Vullnetari” në Elbasan është përfshirë nga flakët këtë të diel. Shkak dyshohet të jetë bërë një problem elektrik në pajisjet e kuzhinës. Siç shihet edhe në fotot më poshtë kuzhina dhe një pjesë e dhomës është shkrumbuar si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit.

Megjithatë, ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin e flakëve dhe mos përhapjen në dhomat e tjera. Paraprakisht nuk raportohet për të plagosur. Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur detaje nga vendi i ngjarjes dhe shkaqet e zjarrit./ Dosja.al

merr flake banesa ne elbasan

Sondazh

Poll