Aktualitet

Misteri vazhdon me aksidentin në Fier/ Gjenden disa pjesë makine në lumin Seman

Polumbarët e Reneas kanë kërkuar mbylljen e digës së Gramshit, hapja e së cilës ka shtuar mbi një metër nivelin e lumit Seman duke vështirësuar kërkimet për gjetjen e mjetit.

15 Janar 2023, 14:30 Nga I.A
Misteri vazhdon me aksidentin në Fier/ Gjenden disa pjesë makine
Foto nga vendngjarja

FIER- Pjesë të mjetit tip 'Golf' që është aksidentuar mëngjesin e sotëm në urën e Mbrostarit janë gjetur në lumin e Semanit. Pjesët që janë gjetur janë të pjesës së përparme të mjetit. 

Polumbarët e Reneas kanë kërkuar mbylljen e digës së Gramshit, hapja e së cilës ka shtuar mbi një metër nivelin e lumit Seman duke vështirësuar kërkimet për gjetjen e mjetit.

Në vendin e aksidentit është gjetur një targë automjeti i cili rezulton të jetë e një makine të dhënë me qira, ndërkohë që kanë mbërritur polumbarë të Reneas dhe ekspertë të policisë. Sipas policisë, targa i përket një automjeti të marrë me qira nga personi M. L., 26 vjeç, banues në Fier.

aksident ne fier

Sondazh

Poll