Aktualitet

VIDEO/ Përshkallëzohet protesta në Bërxullë, dy familjarë hipin në shtyllë, kërcënojnë me vetvrasje

Situata paraqitet e tensionuar pasi policia ka ndërhyrë, ndërsa banorët e tjerë bëjnë thirrje që zonja e cila ka hipur në shtyllën  e tensionit të zbresë pasi rrezikon të bierë nga momenti në moment.

15 Janar 2023, 13:41 Nga I.A
VIDEO/ Përshkallëzohet protesta në Bërxullë, dy
familjaret

TIRANË- Videoja e mëposhtme është nga momenti që dy nga banorët e Bërxullës kanë hipur në shtyllë duke kërcënuar me vetëvrasje. Banorët e fshatit Bërxullë, pronat e së cilëve preken nga autostrada Thumanë-Kashar, kanë dalë sot sërish në protestë, duke akuzuar edhe njëherë qeverinë për projektin ku firma e ndërtimit po kryen punime pa leje. 

Situata paraqitet e tensionuar pasi policia ka ndërhyrë, ndërsa banorët e tjerë bëjnë thirrje që zonja e cila ka hipur në shtyllën  e tensionit të zbresë pasi rrezikon të bierë nga momenti në moment.


Edhe pse kanë më shumë se 90 ditë që protestojnë, asnjë deputet i majtë apo i djathtë nuk është afruar për të mbështetur banorët e Bërxullit ndaj ata deklarojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore. Banorët e Bërxullit tanimë e kanë vendosur se nuk do të marrin pjesë në zgjdhjet e 14 majit ndërsa shprehen të vendosur se tokat e tyre nuk do t’i lëshojnë pa u kompensuar me çmimin e tregut./ Dosja.al

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll