Aktualitet

PROTESTA/ Kërcënuan se do të hidhen nga shtylla e tensionit të lartë, zbresin 2 banorët e Bërxullës, babai puth të birin: Hallal bab!

Protesta është përshkallëzuar teksa dy prej tyre, një zonjë dhe nipi i saj kanë kërcënuar se do të hidhen nga shtyllat e tensionit dhe do të vetëflijohen nëse nuk marrin një përgjigje nga institucionet.

15 Janar 2023, 13:29 Nga a.l
PROTESTA/ Kërcënuan se do të hidhen nga shtylla e tensionit
Banorët e Berzullës

TIRANË- Dy banorët e Bërzullës të cilët protestuan ditën e sotme mes thirrjeve për drejtësi nga ku më pas kërcënuan se do të hidhen nga shtyllat e tensionit, janë neutralizuar dhe pas disa minutash me ndihmën e zjarrfikëses ata kanë zbritur. Pasi ka zbritur nga shtylla e tensionit të lartë, i riu është takuar me babanë e tij, i cili ia ka bërë hallall që po mbron pronën e tij me gjak.

Hallall bab, mbroje me gjak pronën tonë”, ka thënë ai.

Ndryshe nga herët e tjera, sot banorët e Bërxullës e kanë çuar protestën e tyre përtej fshatit duke bërë thirrje për drejtësi nga dyert e institucioneve. Protesta është përshkallëzuar teksa dy prej tyre, një zonjë dhe nipi i saj kanë kërcënuar se do të hidhen nga shtyllat e tensionit dhe do të vetëflijohen nëse nuk marrin një përgjigje nga institucionet. Situata ka agravuar me ndërhyrjen e policisë të cilët ishin të pranishëm në vendin ku po zhvillohej protesta. Edhe pse kanë më shumë se 90 ditë që protestojnë, asnjë deputet i majtë apo i djathtë nuk është afruar për të mbështetur banorët e Bërxullit ndaj ata deklarojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore. Banorët e Bërxullit tanimë e kanë vendosur se nuk do të marrin pjesë në zgjdhjet e 14 majit ndërsa shprehen të vendosur se tokat e tyre nuk do t’i lëshojnë pa u kompensuar me çmimin e tregut./ Dosja.al

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll