Aktualitet

I dënuar me 6 vite burg për kanabis në Tepelenë, arrestohet 49-vjeçari në Spanjë, pritet deportimi

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestimi i Metës u bë i mundur nga Interpol Spanja.

15 Janar 2023, 12:18 Nga I.A
I dënuar me 6 vite burg për kanabis në Tepelenë, arrestohet
Foto Ilustruese

SPANJË- Një 47-vjeçari i arrestuar në Spanjë pritet të ekstradohet në Shqipëri. Istref Meta nga Tepelena është dënuar ngë Gjykata e Gjirokastrës me 6 vite burg për kultivim kanabisi në Tepelenë së bashku me 4 persona të tjerë. I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestimi i Metës u bë i mundur nga Interpol Spanja. Pas arrestimit, meta do të deportohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin e tij.     

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë ekzekutimin e vendimit penal të datës 25.01.2022, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, e cila e ka dënuar me 6 vjet burgim shtetasin Istref Mata, 49 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike". Shtetasi Istref Mata, në vitin 2020, në fshatin Gusmar, Tepelenë, së bashku me 4 shtetas të tjerë(të arrestuar më parë) kanë kultivuar bimë narkotike. Ky shtetas është kapur në Spanjë falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës me homologët spanjollë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 49 vjecari pas kapjes dhe arrestimit në Spanjë është ekstraduar në Shqipëri, për kryerjen e dënimit.

istref meta

Sondazh

Poll