Aktualitet

I dënuar me 8 muaj burg për korrupsion në zgjedhje, arrestohet 47-vjeçari në Pukë

Mësohet se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar Vasil Shabanin për korrupsion aktiv në zgjedhje.

15 Janar 2023, 11:16 Nga I.A
I dënuar me 8 muaj burg për korrupsion në zgjedhje, arrestohet
Policia

PUKË- Një 47-vjeçar në Pukë është arrestuar ditën e sotme në Pukë, pasi është dënuar me 8 muaj burg. Mësohet se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar Vasil Shabanin për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Njoftimi i Policisë:

Në Pukë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Vasil Shabani, 47 vjeç, banues në fshatin Buzhalë, Pukë. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, me Vendim Penal datë 10.01.2023, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

vasil shabani

Sondazh

Poll