Art&Argëtim

KËNGA e MOMENTIT. Shakira “hakmerret” me një super ‘diss’ për Pique dhe partneren e tij: Ndërrove një Ferrari për një Twingo! (TEKSTI I PLOTË)

Fjalët e këngëtares kolumbiane janë një diss për ish-futbollistin të cilin nuk ngurron ta ngacmojë për një lidhje me një vajzë më të re.

14 Janar 2023, 12:39 Nga A.B
KËNGA e MOMENTIT. Shakira “hakmerret” me një super
Pique dhe Shakira

BARCELONË- Kënga “BZRP Music Sessions #53” e Shakirës ka thyer rrjetin, duke arritur në pak orë 88 milionë shikime në 'Youtube'. Hiti i ri i Shakirës ka pushtuar rrjetin, pasi është qartësisht një këngë që i kushtohet ndarjes së saj me Pique. Fjalët e këngëtares kolumbiane janë një diss për ish-futbollistin të cilin nuk ngurron ta ngacmojë për një lidhje me një vajzë më të re.

“Një ujk si unë nuk është për djem si ti. Jam shumë e madhe për ty ndaj përfundove me një të ngjashme me ty”, thotë ndër të tjera këngëtarja kolumbiane e cila tallet edhe me Clara Chia, të dashurën e re të Pique.

“Unë vlej sa dyfishi i një që është 22. Ndërrove një Ferrari për një Tëingo. Ndërrove një Rolex për një Casio” , thekson mes të tjerash ajo në këngën e cila tashmë ka pushtuar rrjetin me shpejtësi.

Dosja.al ju sjell TEKSIN e plotë të DISS-it:

Me vjen keq, mora një avion tjetër,

Nuk do të kthehem më këtu

Nuk dua një tjetër zhgënjim

Ti vjen vërdallë duke thënë që je kampion

Dhe kur unë kam nevojë për ty

Ti më jep më të keqin version

 

Më fal i dashur, duhë të të kisha flakur ndërsa ikje

Një ujkonjë si unë nuk është për rishtarët

Një ujkonjë si unë nuk është për djem si ti

Për djem si ti

Jam shumë e mirë për ty, prandaj ti je tani më një si vetja

 

Kjo është për ty, që të fajësosh veten

Përtyp dhe gëlltit, gëlltit dhe përtyp

Nuk do kthehem tek ti, mos qaj për mua, mos mu lut

E kuptova se nuk është faji im që të kritikojnë

Unë vetëm bëj muzikë, ndjesë që të spërkati

 

Ti më le vjehrrën si fqinjën time

Mediat në derën time dhe borxhet me qeverinë

Mëndove se më lëndove, por më bërë më të fortë

Gratë nuk qajnë më, thjesht përfitojnë

 

Ajo ka emrin e një njeriu të mirë

Qartësisht nuk është ashtu sië tingëllon

Ka emrin e një njeriu të mirë

Është qartësisht njësoj si ti

Për djem si ti

Jam shumë e mirë për ty, prandaj ti je tani më një si vetja

 

Nga dashuria tek urrejtja shkon me një hap

Mos u kthe më këtu, më dëgjo me vëmendje

Zero mëri i dashur

Të uroj fat me zëvendësuesen time të supozuar

As që e di se çfarë ndodhi me ty

Je aq i çuditshëm sa nuk mund të të njoh

Une vlej sa dy 22 (vjecare)

Ti ndërrove një Ferrari me një Twingo

Ndërrove një Rolex me një Casio

Po ecën shpejt, ngadalëso

Shumë kohë në palestër, por edhe truri yt kërkon punë

 

Fotot ku më panë

Ndihem si peng

Por jam mirë gjithsesi

Do iki nesër dhe nëse do ta sjellësh atë, mund të vijë

 

Ajo ka emrin e një njëriu të mirë

Qartësisht nuk është ashtu sic tingëllon

Ka emrin e një njeriu të mirë

Është qartësisht njësoj si ti

Për djem si ti

Jam shumë e mirë për ty, prandaj ti je tani më një si vetja

shakira pique

Sondazh

Poll