Art&Argëtim

‘DISS’-i i vjedhur? Shakira përballet me akuza për plagjiaturë

 Marca shkruan se e vërteta është se ngjashmëria mes dy melodive është e habitshme.

13 Janar 2023, 23:03 Nga F.M
‘DISS’-i i vjedhur? Shakira përballet me akuza për
Shakira

SPANJË- Shakira po përballet me akuza për plagjiaturë për këngën dedikuar ish-partnerit të saj Gerard Pique dhe partneres së tij të re, Clara Chia Marti. Briella ka publikuar vetëm dy fragmente nga Sesioni Muzikor #53 dhe kënga e saj ‘Solo tu’, të cilën e publikoi në qershor të 2022-shit.

Ajo i referohet një pjese ku Shakira këndon "ashtu si ju", referuar ish-lojtarit dhe partneres së tij të re, Clara Chia dhe pretendon se ia ka kopjuar. Briella ka nxjerrë një klip ku këndon "vetëm ti". Marca shkruan se e vërteta është se ngjashmëria mes dy melodive është e habitshme.

Mirëpo, rasti nuk ndalet me kaq, por artistja venezueliane ka krahasuar një pjesë tjetër të hiteve të saj. 

Polemikat nuk kanë mbaruar pasi vetëm pak minuta pasi Briella bëri postimin e saj, përdoruesit e rrjeteve sociale e kritikuan këngëtaren.

“Ne ju shpjegojmë se si funksionon kjo, Reyna,” shkroi dikush në Twitter.

Vetë Shakira nuk u është përgjigjur akuzave.

shakira briella

Sondazh

Poll