Bota

VIDEO/ “Xhamadani vija vija”, ushtarët e Zvicrës me prejardhje shqiptare këndojnë shqip

12 Shtator 2019, 18:50 Nga DOSJA
VIDEO/ “Xhamadani vija vija”, ushtarët e Zvicrës me

ZVICËR- Pas “skandalit” me Flamurin Shqiptar në ambient publik dhe atij me vënien e simboleve kombëtare shqiptare në uniformat e tyre zvicerane, të rinjtë me prejardhje shqiptare që shërbejnë në ushtrinë e Zvicrës u bënë edhe njëherë temë debati. Në një video xhirim që po qarkullon në Tiktok, një grup i tyre në një makinë këndojnë me shumë pasion këngën “Xhamadani vija vija”, e cila, sipas “20minuten” është “himni jozyrtar i Shqipërisë së madhe”.

Gazeta në fjalë shkruan se ndjekësit tjerë të kësaj platforme në internet nuk tregojnë mirëkuptim që ushtarët “secondos” në uniformën zvicerane të këndojnë këngë “shqiptaromëdha”, transmeton albinfo.ch. Madje aty dëgjohen edhe thirrje për dëbim (të të huajve).


Ndërsa secondot reagojnë me humor: “Më vjen pak keq për Zvicrën. Të huajt e kanë marrë përpara, askush nuk mund të na ndalë”.

I pyetur rreth këtij rasti,  zëdhënësi i Ushtrisë Zvicerane, Daniel Rist thotë të mos ketë dijeni rreth rastit konkret. Por megjithatë ai thotë se nuk sheh ndonjë problem këtu, përcjell albinfo.ch. “Në këtë mënyrë joformale dhe në automobil të mbyllur, kjo nuk na pengon”.

“Në sistemin që e ka Zvicra, të shërbimit ushtarak të përgjithshëm (Milizsystem), edhe njerëzit me dy shtetësi kryejnë këtë shërbim. Është e qartë se këta sjellin me vete në ushtri edhe sfondin e tyre kulturor”, thotë Tibor Szvircsev Tresch, sociolog ushtarak nga Akademia Ushtarake në Universitetin ETH të Cyrihut. Te këta pjesëtarë të ushtrisë rrahin në njëfarë mase dy zemra në një gjoks”.

Është e mundur që kjo video të ketë dalë si rezultat i dinamikës grupore. Megjithatë Tresch e konsideron si “jo të bukur” aksionin, transmeton albinfo.ch. “Populli pret neutralitet nga ushtria”.

Ai e sheh këtu edhe një problem: “Me aksione të tilla do të ndihen të provokuara pakicat tjera brenda ushtrisë, në këtë rast për shembull serbët, gjë që mund të çojë në konflikte”.

Sipas Tresch, sikur kënga të këndohej në ambient publik, ajo mund të kishte eventualisht edhe pasoja disiplinore për ushtarët në fjalë. Sikur në rastin e pranverës së vitit 2015 kur ushtarët kishin pozuar në mjete të transportit publik me flamurin shqiptar.

(Marrë nga AlbInfo.com)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ushtaret kendojne ushtaret zviceran xhamadani vija vija ushtaret kendojne ushtaret zviceran xhamadani vija vija

Sondazh

Poll