Art&Argëtim

“ Titanic” rikthehet në kinema në shkurt, por të gjithë e kanë mendjen tek posteri

Për të shënuar publikimin e tij, një poster i ri është shfaqur me Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio, duke pozuar të përqafuar si Rose DeWitt Bukater dhe Jack Dawson.

13 Janar 2023, 16:49 Nga k.m.
“ Titanic” rikthehet në kinema në shkurt, por të
Posteri i filmit

SHBA- Filmi i James Cameron, i cili është pëlqyer nga miliona shikues në mbarë botën, do të shfaqet sërish në ekranin e madh, në një version të ri dhe të përmirësuar nga 10 shkurti. Për të shënuar publikimin e tij, një poster i ri është shfaqur me Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio, duke pozuar të përqafuar si Rose DeWitt Bukater dhe Jack Dawson.

Publiku, megjithatë, nuk u fokusua tek rishfaqja e filmit, por... tek flokët e Kate Winslet. Mesa duket diçka ka shkuar keq me photoshop-in që i është nënshtruar fotos, pasi flokët e protagonistes janë me stil ndryshe në secilën anë.

“ Titanic” rikthehet në kinema në shkurt, por të
Posteri i filmit

Konkretisht në anën e majtë flokët i ka mbledhur dhe bërë kaçurrela, ndërsa në të djathtë të drejtë dhe të lëshuar. Sigurisht, mes komenteve të përdoruesve të Twitter-it, nuk munguan edhe nga ata që përmendin se flokët e saj ndoshta fshehin ndonjë simbolikë. Domethënë, kaçurrelat kanë të bëjnë me anën e ndrydhur të Rozës, ndërsa ana tjetër simbolizon çlirimin e saj kur takohet me Jack.

Filmi Titanik u publikua në vitin 1997, me Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet dhe fitoi 11 çmime Oscar. Mes tyre është edhe ai i “Filmit të Vitit”. Historia, e kthyer në film 84 vite pas mbytjes historike të anijes tregon, Rose 100-vjeçare, e cila kujton historinë tronditëse që filloi më 10 prill 1912, kur ajo hipi në Titanikun me pjesën tjetër të pasagjerëve të klasit të parë, nënën dhe të fejuarin e saj. Ndërsa Jack, një aventurier i ri, fiton një biletë të klasit të tretë gjatë një loje me letra. Jetët e tyre kryqëzohen në anije dhe lind një dashuri pasionante.

james cameron dosja “titanik” kate winslet leonardo dicaprio

Sondazh

Poll