Art&Argëtim

Golden Globes 2023/ Familja e Whitney Houston mërzitet me "shakanë" e prezantuesit

Shpërthimi i Jerrod Carmichael për këngëtaren e ndjerë, i bërë në kontekstin e "humorit të errët", u cilësua si "shije e keqe".

13 Janar 2023, 16:45 Nga k..
Golden Globes 2023/ Familja e Whitney Houston mërzitet me
Whitney Houston

SHBA- Familja e Whitney Houston raportohet se është mërzitur shumë me prezantuesin e ceremonisë së sivjetme të Golden Globes, për një koment të bërë ndaj këngëtares së ndjerë, e cila është bërë në kuadër të “humorit të zi”. Megjithatë, sipas familjes, shakaja ishte e dobët.

Prezantuesi i Golden Globes Jerrod Carmichael tha: Ne jemi live në hotelin Beverly Hilton, ai që vrau Whitney Houston, duke iu referuar vendit ku këngëtarja legjendare u gjet e vdekur në vitin 2021, në moshën 48-vjeçare, nga një mbidozë droge.

Golden Globes vazhdoi si zakonisht dhe gjithçka shkoi pa probleme në këtë ngjarje, por familja e Whitney Houston dhe ish-bashkëpunëtorët e saj shprehën "zhgënjimin" e tyre. 

whitney houston

Sondazh

Poll