Art&Argëtim

VIDEO/ Mori pjesë në Golden Globe, Lisa Marie Presley shfaqi shenja jo të mira në eveniment

Në një video të dytë të publikuar nga New York Post , Lisa Marie Presley shihet duke ecur përkrah Butlerit. Në TikTok ku u postua për herë të parë kjo video, shumë pyesnin të martën mbrëma "çfarë nuk shkon me Lisa Marie?", "A është mirë Lisa Marie?".

13 Janar 2023, 10:52 Nga a.l
VIDEO/ Mori pjesë në Golden Globe, Lisa Marie Presley shfaqi shenja jo
Lisa Marie Presley

SHBA- Vdekja e vajzës së vetme të Elvis Presley-t, Lisa Marie ka pikëlluar gjithë figurat e njohura ndërkombëtare.  Dy ditë më parë, Lisa Marie Presley ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globes” por dukej se nuk ishte në formën e saj më të mirë. Në një video të publikuar nga mediat e huaja shihej se Presley dukej e lodhur dhe jo fort e qëndrueshme. 

Në videon e parë, vajza e mbretit të rock and roll-it shihet duke i kërkuar menaxherit 80-vjeçar Jerry Schelling që t'i kapë dorën ndërsa fliste me një reporter të ExtraTV për filmin "Elvis" për jetën e babai me aktor Austin Butler. Pavarësisht sëmundjes së papritur të dukshme në video, Lisa Marie Presley u përpoq të vazhdonte intervistën duke diskutuar si për filmin ashtu edhe për motin në Kaliforni. Në një video të dytë të publikuar nga New York Post , Lisa Marie Presley shihet duke ecur përkrah Butlerit. Në TikTok ku u postua për herë të parë kjo video, shumë pyesnin të martën mbrëma "çfarë nuk shkon me Lisa Marie?", "A është mirë Lisa Marie?".

lisa marie presley

Sondazh

Poll