Art&Argëtim

U tërhoq nga 'Australian Open', tenistja japoneze: Do bëhem nënë, mezi pres që im bir të më shohë të luaj!

Takimi me Australian Open është shtyrë për vitin tjetër ndërsa, tenistja japoneze ka treguar edhe arsyen e kësaj pauze.

12 Janar 2023, 12:20 Nga l.S
U tërhoq nga 'Australian Open', tenistja japoneze: Do bëhem
Naomi Osaka

JAPONI- Tenistja 25-vjeçare nga Japonia, Naomi Osaka ka njoftuar pak ditë më parë tërheqjen nga Australian Open.

Takimi me Australian Open është shtyrë për vitin tjetër ndërsa, tenistja japoneze ka treguar edhe arsyen e kësaj pauze. Me anë të një postimi në rrjete sociale, 25-vjeçarja ka bërë me dije se është në pritje të ëmbël, ndërsa babai i fëmijës është reperi amerikan Cordae.

“Vitet e fundit kanë qenë të vështirë. Këto muaj larg sportit më kanë bërë të dashurohem sërish me lojën, së cilës i kam dedikuar jetën. Di që jeta është e shkurtër dhe çdo ditë është një bekim i ri, një aventurë e re. E ardhmja më rezervon shumë gjëra dhe mezi pres që im bir të shohë një nga ndeshjet e mia dhe të thotë: ‘ajo është nëna ime!”, shkruan Osaka.

Më tej, Naomi ka siguruar fansat e saj për rikthimin në fushë.

“Viti 2023 do të jetë i mbushur me leksione për mua dhe shpresoj t’ju shoh në Australian Open e ardhshëm. Ju dua të gjithëve pafundësisht”. 

Kujtojmë se tenistja dhe reperi njihen që prej vitit 2019 dhe lidhja e tyre u bë publike teksa ndiqnin një ndeshje basketbolli së bashku në Los Anxheles. Në atë kohë Cordae nuk e dinte që Naomi ishte një yll i tenisit dhe para se të futej në botën e 'raketës' falë të fejuarës, dinte vetëm emrat e Venus dhe Serena Uilliams.

naomi osaka

Sondazh

Poll