Art&Argëtim

Bruce Willis përjashton nga testamenti ish-bashkëshorten e tij Demi Moore

Pjesa tjetër e aksioneve të tij, të cilat arrijnë në 250 milionë dollarë (rreth 234,863 milionë euro), do t'i shkonin gruas së tij aktuale dhe vajzave të tyre të vogla, Mabel dhjetëvjeçare dhe Evelyn tetëvjeçare.

12 Janar 2023, 10:25 Nga a.l
Bruce Willis përjashton nga testamenti ish-bashkëshorten e tij Demi
Bruce Willis dhe Demi Moore

SHBA- Ylli i Hollywood-it, Bruce Willis, ka vendosur të heqë nga testamenti i tij ish-bashkëshorten Demi Moore. Arsyeja, sipas burimit që ka komunikuar këtë informacion, ka qenë pasuria e Demi Moore, e vlerësuar në më shumë se 200 milionë dollarë, e cila mjafton për të ndihmuar fëmijët e tyre në rast se kanë probleme me paratë.

Pjesa tjetër e aksioneve të tij, të cilat arrijnë në 250 milionë dollarë (rreth 234,863 milionë euro), do t'i shkonin gruas së tij aktuale dhe vajzave të tyre të vogla, Mabel dhjetëvjeçare dhe Evelyn tetëvjeçare.

Amaneti i Bruce-it në fakt është ribërë vite më parë pasi ai u martua me Emën në vitin 2009. Ai u ndryshua pasi lindën vajzat dhe përsëri kur u bë e qartë se shëndeti i tij po dështon”, bën me dije burimi.

Në mars 2022, familja e Bruce ëillis njoftoi se aktori po tërhiqej nga aktrimi pasi u diagnostikua me afazi, një sëmundje e lidhur me dëmtimin e trurit që ndikon në aftësinë e tij për të folur dhe komunikuar. Aktori kaloi  Krishtlindjet me ish-in Demi Moore, me gruan aktuale, Ema Heming  dhe vajzat që ka pasur të përbashkëta me të dyja, tre me Moore dhe dy me Heming./ Dojsa.al

bruce willis

Sondazh

Poll