Art&Argëtim

'Fut e bjer'/ Luiz Ejlli shpërthen ndaj produksionit të BBVIP: E kanë prerë klipin, ma bënë gjyqin pa marrë vesh versionin tim (VIDEO)

Ndryshe nga banorët e tjerë, pas spektaklit, Efi ka kërkuar një shpjegim nga Luizi, duke e pyetur pse e ka rrëfyer në vetë të parë.

11 Janar 2023, 12:59 Nga a.l
'Fut e bjer'/ Luiz Ejlli shpërthen ndaj produksionit të
Luiz Ejlli

TIRANË-Këngëtari Luiz Ejlli ka qenë kryefjala e këtyre ditëve pas deklaratave që ai bëri në shtëpinë më të famshme me moderatoren Kiara Tito ku i rrëfeu se vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Reagime të shumta pasuan në rrjet ku personazhe të njohur dhe jo vetëm shprehën keqardhje dhe shërim të shpejtë për këngëtarin. Por në spektaklin e djeshëm do të sqarohej gjithçka. E teksa të gjithë prisnim shpjegimin e këngëtarit për të mësuar të vërtetën, ai bëri lëmsh gjithë shqiptarët duke deklaruar se personi për të cilin ishte rrëfyer të moderatorja ishte shoku i tij. Më pas ai u shpreh se kishte frikë mos ai vuante nga e njejta sëmundje. 

Kjo bëri që banorët të shpërthejnë ndaj Luizit dhe Kiara është distancuar tashmë prej këngëtarit. Ndryshe nga banorët e tjerë, pas spektaklit, Efi ka kërkuar një shpjegim nga Luizi, duke e pyetur pse e ka rrëfyer në vetë të parë. Ndërkohë nga ajo që thotë Luizi, duket se akuzon produksionin që i ka prerë rrëfimin në klipin e transmetuar, pasi biseda sipas tij nuk mbaron aty.

E para që më vjen keq që doli në nominim Kiara prej meje, e dyta ma bënë gjyqin pa marrë vesh dhe versionin tim veç fut e bjer. E treta duke qenë në maj, ia futa vetes. Nëse e kanë marrë kështu le të dal. Fillova tu e fol në numrin njëjës se nuk doja ta nxirrja emrin e atij. Në fund duket që e kanë pre klipin ndaj më erdhi inat por nuk ia vlen me u përzi, se nuk mbaron ashtu ndaj mbeta keq por ma ndiu zemra dhe e mbyllën aty”, tha Luizi për Efin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

big brother vip 2 luiz ejlli

Sondazh

Poll