Art&Argëtim

U nderua në Golden Globes 2023, Eddie Murphy 'tallet' me shuplakën e Will Smith në Oscar

Stand-up humoristi dhe aktori 61-vjeçar mori çmimin 'Cecil B. DeMille', një çmim për karrierën e tij të përjetshme në industrinë e argëtimit, që është një dallim i dukshëm.

11 Janar 2023, 12:32 Nga l.S
U nderua në Golden Globes 2023, Eddie Murphy 'tallet' me
Eddie Murphy

SHBA- Ceremonia e 80-të e çmimeve Golden Globe, ka përfunduar ndërsa, Shoqata e Shtypit të Huaj të Hollivudit vendosi të nderojë këtë vit Eddie Murphy.

Stand-up humoristi dhe aktori 61-vjeçar mori çmimin 'Cecil B. DeMille', një çmim për karrierën e tij të përjetshme në industrinë e argëtimit, që është një dallim i dukshëm.

Ashtu siç pritej, fjala e tij, përveç falënderimeve, kishte edhe shumë humor. Por askush nuk priste që ai të prekte çështjen "e ndjeshme" të shuplakës së shumëlavdëruar të Will Smith ndaj Chris Rock në Oscars të vitit të shkuar.

Më konkretisht, fjalimi i tij u përshkallëzua me batutën e mëposhtme:

“Dua t'ju bëj të ditur se ekziston një plan përfundimtar që mund të ndiqni për të arritur sukses, prosperitet, jetëgjatësi dhe paqe mendore. Është një plan që e kam ndjekur gjatë gjithë karrierës sime. Është shumë e thjeshtë, thjesht bëni këto tre gjëra:

Paguani taksat tuaja.
Kujdesuni vetëm për biznesin tuaj.
Mbajeni emrin e gruas së Will Smith nga goja juaj". 

golden globes

Sondazh

Poll