Art&Argëtim

ME VIDEO/ Çfarë po ndodh me këngëtarin? Fansat mblidhen te Shefqet Ndroqi për Luiz Ejllin: Forca të duam

Pasi morën vesh se këngëtari po dërgohej për të kryer analizat fansat po e prisnin jashtë ambienteve të spitalit për t’i treguar mbështetjen e tyre.

11 Janar 2023, 12:31 Nga a.l
ME VIDEO/ Çfarë po ndodh me këngëtarin? Fansat mblidhen te
Fansat e Luiz Ejllit

TIRANË- Këngëtari Luiz Ejlli ka qenë kryefjala e këtyre ditëve pas deklartave që ai bëri në shtëpinë më të famshme me moderatoren Kiara Tito ku i rrëfu se vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Reagime të shumta pasuan në rrjet ku personazhe të njohur dhe jo vetëm shprehën keqardhje dhe shërim të shpejtë për këngëtarin. Por në spektaklin e djeshëm do të sqarohej e gjitha. E teksa të gjithë prisnim shpjegimin e këngëtarit për të mësuar të vërtetën, ai bëri lëmsh gjithë shqiptarët duke deklaruar se personi për të cilin ishte rrëfyer të moderatorja ishte shoku i tij. Më pas a u shpreh se kishte frikë mos ai vuante nga e njejta sëmundje. 

Ashtu si dhe u transmetua këngëtari në mes të emicionit u dërgua drejt spitalit “Shefqet Ndroqi” për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ku fatmirësisht rezultoi se gëzon shëndet të plotë. Pasi morën vesh se këngëtari po dërgohej për të kryer analizat fansat po e prisnin jashtë ambienteve të spitalit për t’i treguar mbështetjen e tyre.

Luiz forca, të duam”, dëgjohet të thotë një nga fanset e këngëtarit në video, video e cila po bën xhiron e rrjetit.

Pavarësisht përgjigjes së analizave të marra nga spitali ku këngëtari rezultoi se gëzon shëndet të plotë ndjekësit në rrjetet sociale vijojnë të ngrejnë pikëpyetje lidhur me sëmundjen e tij. Sipas tyre ky është një skenar dhe se Luizi është detyruar që të gënjejë.

luiz ejlli

Sondazh

Poll