Aktualitet

FOTOT/ Me xhup "The North Face", si shkuan të veshur pastruesja milionere dhe djali sot para gjykatës

Ndërkohë që denoncimet për ta, sa venë e shtohen. Në 24 orët e fundit janë bërë edhe 3 denoncime të tjera, duke e çuar në 8 numrin e akuzuesve që drejtojnë gishtin mbi Rozeta dhe Havier Dobin, si vjedhës të mundshëm të parave të tyre.

9 Janar 2023, 11:31 Nga f.g
FOTOT/ Me xhup "The North Face", si shkuan të veshur pastruesja
Havier Dobi

TIRANE- Me një xhup siç i shkon përshtat profilit të krijuar në rrjetet sociale, kështu u paraqit sot në gjykatë i riu Havier Dobi, 23 vjeç, djali i pastrueses Rozeta. Të dy u panë me kokën ulur përpara togave të zeza, ndërsa nuk dhanë asnjë detaj se të kujt janë paratë që u gjetën te tubi i aspirimit, plot 400 mijë euro. Ndërkohë që denoncimet për ta, sa venë e shtohen. Në 24 orët e fundit janë bërë edhe 3 denoncime të tjera, duke e çuar në 8 numrin e akuzuesve që drejtojnë gishtin mbi Rozeta dhe Havier Dobin, si vjedhës të mundshëm të parave të tyre.

FOTOT/ Me xhup "The North Face", si shkuan të veshur pastruesja
Rozeta Dobi

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al

FOTOT/ Me xhup "The North Face", si shkuan të veshur pastruesja
Rozeta Dobi

 

rozeta dobi havier dobi

Sondazh

Poll