Aktualitet

VD/ Hajdutë "intelektualë",mes 400 mijë eurove ka edhe libra... dalin pamjet nga shtëpia e pastrueses, Rozeta dhe Havieri jetuan në luks

Në video shihet arredimi i familjes që është i zgjedhur në tendencat e fundit të arrredimit. Por një detaj na ra në sy ne të Dosja.

9 Janar 2023, 11:10 Nga f.g
VD/ Hajdutë "intelektualë",mes 400 mijë eurove ka edhe
Foto nga shtepia

TIRANE- Pamjet e publikuara nga "News 24" tregojnë banesën e familjes Dobi, ku jetonin pastruesja Rozeta dhe djali i saj 23-vjeçar, Havieri. Aty shihet apartamenti i familjes ku aty jeton tashmë Spartak Dobi, kryefamiljari i shtëpisë, polic i dalë në pension. Në video shihet arredimi i familjes që është i zgjedhur në tendencat e fundit të arrredimit. Por një detaj na ra në sy ne të Dosja. Fill poshtë tubit të aspirimit ku policia gjeti dje 400 mijë euro, ndodhen një tufë me libra. Kush ti ketë lexuar prej të dyve? 

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë. /Dosja.al

havier dobi rozeta dobi familja dobi shtepia dobi

Sondazh

Poll