Aktualitet

'I bëj thirrje Ramës t'më lirojë djalin'/ Burri i Rozetës: Ajo shkonte në kampe, bënte qefe, paguan dikush tjetër për të

Dobi ka thënë se nuk kishte dijeni për grabitjen që kishte kryer bashkëshortja Rozeta dhe djali Havier Dobi.

9 Janar 2023, 11:10 Nga A.B
'I bëj thirrje Ramës t'më lirojë djalin'/
Spartak Domi

TIRANË- Bashkëshorti i Rozeta Dobit ka folur për “News24”. Spartak Dobi ka thënë se nuk kishte dijeni për grabitjen që kishte kryer bashkëshortja Rozeta dhe djali Havier Dobi. Ai kërkon nga Qeveria dhe kryeministri Edi Rama që t'i lënë të lirë djalin. Të gjitha fajin, ish-polici ia hedh bashkëshortes së tij, Rozeta Dobit.

'Gruaja punonte në të zezë, unë kisha pension të madh. Djali është person i drejtë, është përdorur nga bashkëshortja ose nga ai maskarai që i kishte paret. Edhe makina ime është e shtrenjtë, e kam paguar me lekët e burgut. Kam qënë në burg, se kam sharë Enverin. është 'Benz'. 

Makinat e tjera i ka blerë vetë. Ai është fëmijë. I bëj thirrje Ramës që djalin të ma lirojë me burg me kusht, se vetëm atë djalë kam. Shkova dje e takova, i kishte ra kokës në çimento, se i vjen inati që nuk e mori nëna e vet përsipër. Unë s'dua ta ngacmoj për punë frike. Bashkëshortja i ka futur lekët aty. 

Ajo ikën në kampe, qefe, paguan dikush tjetër për të. Mua më duhet ta më ndihmojnë për lirimin e djalit. Ajo nuk i flet djalit të vet.'- tha Spartak Dobi. 

Çfarë kanë bërë nënë e bir?

Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në “Rrugën e Kosovarëve”, por në bashkëpunim me djalin e saj, Havier Dobin 23-vjeç, klientët edhe i grabiste. Personi që e denoncoi ishte Alda Klosi, ish-zyrtare në kabinetin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, e cila pretendon se Dobi i kishte vjedhur 120 mijë euro. Pastruesja, sipas raportimeve të deritanishme, kishte hyrë në banesë me çelësin që i kishte lënë Klosi për ta pastruar dhe kishte vjedhur para në interval të ndryshme kohore, por ditën e fundit kishte hapur derën me forcë dhe kishte bërë rrëmujë në banesë, për të inskenuar një grabitje.

Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë. Vetë ish-zyrtarja thotë se paratë i kishte ruajtur për të kuruar xhaxhain e saj, që e kishte me kancer dhe të shtruar në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por edhe për të ka nisur një hetim për të zbuluar nëse thotë të vërtetën e nëse mund të justifikojë burimin e parave që i janë gjetur në shtëpi. Por Klosi nuk është "viktima" e vetme, pasi nënë e bir akuzohen edhe nga 4 persona të tjerë se i kanë vjedhur. Pas shumës së 120 mijë eurove, në shtëpinë Dobi, në tubin e aspiratorit janë gjetur edhe mbi 400 mijë euro të tjera. 

havier dobi spartak dobi

Sondazh

Poll