Aktualitet

'Ta dija i kisha denoncuar'/ Burri i Rozetës: Djalin e arrestuan gabimisht, gruaja ka bashkëpunuar

Ish-polici ka treguar se e shoqja kishte 13 vite që punonte në banesa të ndryshme

9 Janar 2023, 11:06 Nga A.B
'Ta dija i kisha denoncuar'/ Burri i Rozetës: Djalin e arrestuan
Spartak Dobi

TIRANË- Spartak Dobi, bashkëshorti i Rozeta Dobit, e cila u la ditën e sotme pas hekurave për grabitjen e disa banesave, ka folur sërish për mediat. Për 'News24' dhe 'Balkanweb', ish-polici ka treguar se e shoqja kishte 13 vite që punonte në banesa të ndryshme si pastruese dhe nuk ishte në dijeni për vjedhjet e kryera. 

'Nuk kisha dijeni për vjedhje, punonte puntore në shtëpia. Kishte 13 vite që punonte në banesa. Punonte te të gjithë, se di tani, po e di që te kjo gruja 1 her e kam taku, më tha jam shoqja e Rozës, kaq ka qënë biseda me të. Ajo nuk e mban mend, s'me hy në punë po kështu problemi. Ta dija kisha denoncu, i kisha thënë policisë hajde merri mi kanë futur lekët në shtëpi. 

Djali u arrestu gabimisht, i di rregullat. Nejse, atë punë bënë. Ti ka dhënë dikush paret. Ajo ka bashkëpunuar me të tjerë. Natën e 2 u gjetën paret. Te tubi i kishte fshehur.'- tha Dobi.

Çfarë kanë bërë nënë e bir?

Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në “Rrugën e Kosovarëve”, por në bashkëpunim me djalin e saj, Havier Dobin 23-vjeç, klientët edhe i grabiste. Personi që e denoncoi ishte Alda Klosi, ish-zyrtare në kabinetin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, e cila pretendon se Dobi i kishte vjedhur 120 mijë euro. Pastruesja, sipas raportimeve të deritanishme, kishte hyrë në banesë me çelësin që i kishte lënë Klosi për ta pastruar dhe kishte vjedhur para në interval të ndryshme kohore, por ditën e fundit kishte hapur derën me forcë dhe kishte bërë rrëmujë në banesë, për të inskenuar një grabitje.

Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë. Vetë ish-zyrtarja thotë se paratë i kishte ruajtur për të kuruar xhaxhain e saj, që e kishte me kancer dhe të shtruar në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por edhe për të ka nisur një hetim për të zbuluar nëse thotë të vërtetën e nëse mund të justifikojë burimin e parave që i janë gjetur në shtëpi. Por Klosi nuk është "viktima" e vetme, pasi nënë e bir akuzohen edhe nga 4 persona të tjerë se i kanë vjedhur. Pas shumës së 120 mijë eurove, në shtëpinë Dobi, në tubin e aspiratorit janë gjetur edhe mbi 400 mijë euro të tjera. 

rozeta dobi spartak dobi

Sondazh

Poll