Aktualitet

Vjedhjet në banesa, në 24 orët e fundit rregjistrohen 3 kallëzime të tjera ndaj Rozetës

Në komisariat janë administruar për 24 orë dhe 3 kallëzime penale për pastruesen, ku personat raportojnë vjedhjen e banesave.

9 Janar 2023, 10:59 Nga A.B
Vjedhjet në banesa, në 24 orët e fundit rregjistrohen 3
Rozeta dhe Havier Dobi

TIRANË- Pas zbulimit të vjedhjeve të kryera nga Rozeta dhe Havier Dobi, të tjera denoncime janë bërë nga persona që kanë rënë pre e nënës dhe djalit.

Komisariati nr.2 në Tiranë ka çuar informacion në prokurorinë e Tiranës për nisjen e hetimeve për "Pastrim të produkteve të vepres penale" lidhur me shumën e madhe të kapur në banesën e pastrueses Dobi. Në komisariat janë administruar për 24 orë dhe 3 kallëzime penale për pastruesen, ku personat raportojnë vjedhjen e banesave.

Çfarë kanë bërë nënë e bir?

Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në “Rrugën e Kosovarëve”, por në bashkëpunim me djalin e saj, Havier Dobin 23-vjeç, klientët edhe i grabiste. Personi që e denoncoi ishte Alda Klosi, ish-zyrtare në kabinetin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, e cila pretendon se Dobi i kishte vjedhur 120 mijë euro. Pastruesja, sipas raportimeve të deritanishme, kishte hyrë në banesë me çelësin që i kishte lënë Klosi për ta pastruar dhe kishte vjedhur para në interval të ndryshme kohore, por ditën e fundit kishte hapur derën me forcë dhe kishte bërë rrëmujë në banesë, për të inskenuar një grabitje.

Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë. Vetë ish-zyrtarja thotë se paratë i kishte ruajtur për të kuruar xhaxhain e saj, që e kishte me kancer dhe të shtruar në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por edhe për të ka nisur një hetim për të zbuluar nëse thotë të vërtetën e nëse mund të justifikojë burimin e parave që i janë gjetur në shtëpi. Por Klosi nuk është "viktima" e vetme, pasi nënë e bir akuzohen edhe nga 4 persona të tjerë se i kanë vjedhur. Pas shumës së 120 mijë eurove, në shtëpinë Dobi, në tubin e aspiratorit janë gjetur edhe mbi 400 mijë euro të tjera. 

havier dobi rozeta dobi

Sondazh

Poll