Aktualitet

Tragjedia e 9 janarit/ Familjarët e viktimave thirrje për drejtësi: Kriminelë të veshur me pushtet pengojnë zbardhjen

Ata janë shprehur se zbardhja e ngjarjes po pengohet nga njerëz me pushtet, pasi sipas tyre nëse e vërteta e tragjedisë del në pah, deputetë e ministra do të përfundojnë në burg. 

9 Janar 2023, 10:50 Nga a.l
Tragjedia e 9 janarit/ Familjarët e viktimave thirrje për
Shoqata '9 Janari'

TIRANË- Familjarët e viktimave të tragjedisë së 9 janarit 2004, ku 28 shqiptarë humbën jetën në detin Jon, kanë përkujtuar sot ngjarjen duke bërë thirrje për drejtësi. Ata janë shprehur se zbardhja e ngjarjes po pengohet nga njerëz me pushtet, pasi sipas tyre nëse e vërteta e tragjedisë del në pah, deputetë e ministra do të përfundojnë në burg. 

"Ka 19 vjet që ne kërkojmë vetëm drejtësi. Shteti nuk na ka dhënë drejtësi se aq sa punojmë ne për zbardhjen e kësaj tragjedie, janë ata kriminelë të veshur me pushtet që bëjnë punën e vet që çështja mos të zbardhet e ata mos të përfundojnë në burg. Njerëz të veshur me pushtet, deri tek deputetët e ministra përfundojnë në burg nëse ajo zbardhet. Ne jemi të vendosur të mos heqim dorë nga kjo çështje pasi është bërë një padrejtësi. Ata djem njoftuan shtetin, televizionin, popullin: Jemi këtu, hajdeni na shpëtoni, po vdesim. Ata që i kishin çuar atje, prisnin të fundosej gomonia që mos të mbanin përgjegjësi. Kjo ka qenë e bërë përmes shtetit, oficerat e policisë së shtetit që nga Shkodra deri në Vlorë kanë qenë të lidhur me trafikun e qenieve njerëzore," tha një prej familjarëve.

Sot shënohen 19 vjet nga tragjedia e 9 janarit të vitit 2004, ku 28 shqiptarë u mbytën në ujërat e detit Jon. Viktimat kryesisht ishin të rinj të qarkut Shkodër, të moshave nga 15 deri në 33 vjeç, që u nisën nga Vlora drejt Italisë me skaf. Ata i dhanë nga 1 mijë e 500 euro skafistëve me shpresën se bregu tjetër do t’u rregullonte jetën, por shumica e tyre nuk e dinin se po paguanin vdekjen. 18 burra dhe 3 gra u gjenden të pajetë mëngjesin e 10 janarit nga një helikopter i NATO-s së ushtrisë italiane. Tetë persona rezultojnë të zhdukur, njëmbëdhjetë të tjerët mundën të shpëtonin, mes tyre edhe skafistët. 

sindikata 9 janari

Sondazh

Poll