Art&Argëtim

"Ishte kaq e frikshme dhe zemërthyese", Hailey Bieber rrëfen problemin shëndetësor

Ishte një ndjenjë që nuk do të doja ta përjetoja më. Ishte kaq e frikshme dhe zemërthyese

9 Janar 2023, 10:41 Nga l.S
"Ishte kaq e frikshme dhe zemërthyese", Hailey Bieber rrëfen
Hailey Bieber

SHBA- Hailey Bieber ka pësuar një goditje të lehtë në tru rreth një vit më parë. Ndonëse e kapërceu shpejt, bashkëshortja e Justin Bieber-it rrëfeu se ajo i la kujtime shumë të këqija, pasi për një kohë të gjatë jetoi me frikën se do t'i ndodhte sërish e njëjta gjë. 

“Kam luftuar me ankthin për një kohë të gjatë. Kam luftuar. Kam pasur çrregullime të stresit post-traumatik për shkak të frikës se mos ndodh përsëri. Ishte një ndjenjë që nuk do të doja ta përjetoja më. Ishte kaq e frikshme dhe zemërthyese”, zbuloi ajo në podcast, “Run-Through with Vogue”. 

Më tej, ajo ka shtuar se nuk ka pasur asnjëherë kaq shumë frikë, duke treguar se gjatë asaj kohe ishte në Palm Springs. Që atëherë, ajo ka rrëfyer se e ka shumë të vështirë për të vizituar vendin.

“Dy herët e para që u ktheva atje, pata një ndjenjë të çuditshme. Papritur të kujtohet saktësisht se si ndodhi gjithçka në atë moment. Por mendoj se e gjithë kjo kishte anën e saj pozitive. Më bëri të zbuloja se e kam këtë vrimë në zemrën time,”- deklaroi Hailey. 

Së fundi, ajo ka theksuar se tashmë është më e qetë dhe nuk mendon se çfarë mund t'i ndodhë. 

“Mendoj se mund të jetë shumë më keq. Në atë moment, gjërat mund të shkojnë keq”, tha ajo.

Në një video që ajo postoi në kanalin e saj në YouTube, të titulluar "Telling my story", Hailey Bieber tregoi se mjekët zbuluan se ajo kishte një mpiksje gjaku që udhëtoi në trurin e saj dhe shkaktoi një atak ishemik, fatmirësisht kalimtar.

hailey bieber

Sondazh

Poll