Aktualitet

'O nuçja ime, më prit 2 muaj se do dal, të dua!'/ Hajdut, por edhe romantik, zbardhet letra e Havier Dobit për të dashurën nga qelia

23-vjeçari i ka kërkuar të dashurës së tij, që e etiketon si ‘nuçja’, që të bëhej durim se maksimumi do rrijë në burg 2 muaj dhe më pas do të dalë i lirë, ndaj dhe i kërkon që ta presë teksa i kujton hera-herës që e dashuron shumë.

9 Janar 2023, 10:51 Nga k.m.
'O nuçja ime, më prit 2 muaj se do dal, të dua!'/
Haveri Dobi

TIRANË- Sot Haveri Dobi, bashkë me nënën e tij, dalin para Gjykatës së Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë, pasi akuzohen për grabitje në disa banesa. Balkanweb ka siguruar një letër ku Havier Dobi i ka dërguar të dashurës së tij nga ambientet e paraburgimit. 23-vjeçari i ka kërkuar të dashurës së tij, që e etiketon si ‘nuçja’, që të bëhej durim se maksimumi do rrijë në burg 2 muaj dhe më pas do të dalë i lirë, ndaj dhe i kërkon që ta presë teksa i kujton hera-herës që e dashuron shumë.

'O nuçja ime, më prit 2 muaj se do dal, të dua!'/

"Nuçja ime, dashuria ime, jeta ime, bota im. Sot unë dal në gjyq për shkak të muhabetit. Dua të më presësh 2 muaj. Pavarësisht se jam këtu, por më shpirt e zemër jam me ty. Të dua shumë me shpirt e zemër, jeta ime. Nuçja ime. Do të më marrë malli shumë, të puth fort,"-shkruhet ndër të tjera në letër.

Çfarë kanë bërë nënë e bir?

Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në “Rrugën e Kosovarëve”, por në bashkëpunim me djalin e saj, Havier Dobin 23-vjeç, klientët edhe i grabiste. Personi që e denoncoi ishte Alda Klosi, ish-zyrtare në kabinetin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, e cila pretendon se Dobi i kishte vjedhur 120 mijë euro. Pastruesja, sipas raportimeve të deritanishme, kishte hyrë në banesë me çelësin që i kishte lënë Klosi për ta pastruar dhe kishte vjedhur para në interval të ndryshme kohore, por ditën e fundit kishte hapur derën me forcë dhe kishte bërë rrëmujë në banesë, për të inskenuar një grabitje.

Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë. Vetë ish-zyrtarja thotë se paratë i kishte ruajtur për të kuruar xhaxhain e saj, që e kishte me kancer dhe të shtruar në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por edhe për të ka nisur një hetim për të zbuluar nëse thotë të vërtetën e nëse mund të justifikojë burimin e parave që i janë gjetur në shtëpi. Por Klosi nuk është "viktima" e vetme, pasi nënë e bir akuzohen edhe nga 4 persona të tjerë se i kanë vjedhur. Pas shumës së 120 mijë eurove, në shtëpinë Dobi, në tubin e aspiratorit janë gjetur edhe mbi 400 mijë euro të tjera.

havier dobi

Sondazh

Poll