Aktualitet

VIDEO- TË DY KOKËULUR- Vodhën banesat e zyrtarëve, nënë e bir dalin para Gjykatës, Rozeta s'mban dot lotët

Rozeta shihet e përlotur, ndërsa djali i saj 23-vjeçar qëndron me kokën ulur. 

9 Janar 2023, 10:39 Nga A.B
VIDEO- TË DY KOKËULUR- Vodhën banesat e zyrtarëve,
Rozeta Dobi dhe Havier Dobi

TIRANË- Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir, kanë dalë ditën e sotme para gjykatës, pasi akuzohen për vjedhjen e shumave të mëdha në disa banesa.

49-vjeçarja, e cila ishte punësuar si pastruese në këto banesa, së bashkë me djalin e saj, Havierin, kanë marrë në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi 120 mijë euro dhe shuma të tjera në banesa të ndryshme. Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Dosja.al, Rozeta shihet e përlotur, ndërsa djali i saj 23-vjeçar qëndron me kokën ulur. 


Çfarë kanë bërë nënë e bir?

Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në “Rrugën e Kosovarëve”, por në bashkëpunim me djalin e saj, Havier Dobin 23-vjeç, klientët edhe i grabiste. Personi që e denoncoi ishte Alda Klosi, ish-zyrtare në kabinetin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, e cila pretendon se Dobi i kishte vjedhur 120 mijë euro. Pastruesja, sipas raportimeve të deritanishme, kishte hyrë në banesë me çelësin që i kishte lënë Klosi për ta pastruar dhe kishte vjedhur para në interval të ndryshme kohore, por ditën e fundit kishte hapur derën me forcë dhe kishte bërë rrëmujë në banesë, për të inskenuar një grabitje.

Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë. Vetë ish-zyrtarja thotë se paratë i kishte ruajtur për të kuruar xhaxhain e saj, që e kishte me kancer dhe të shtruar në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por edhe për të ka nisur një hetim për të zbuluar nëse thotë të vërtetën e nëse mund të justifikojë burimin e parave që i janë gjetur në shtëpi. Por Klosi nuk është "viktima" e vetme, pasi nënë e bir akuzohen edhe nga 4 persona të tjerë se i kanë vjedhur. Pas shumës së 120 mijë eurove, në shtëpinë Dobi, në tubin e aspiratorit janë gjetur edhe mbi 400 mijë euro të tjera. 

rozeta dobi havier dobi

Sondazh

Poll