Aktualitet

“Shyqyr që s'gjetën lekët te aspiratori”/ PLANI pas HEKURAVE- Havieri do pranonte vjedhjet, Rozeta: Do të nxjerr nga burgu

Diskutimi i nënë e bir ka qenë me kode, duke u shprehur se paratë janë lart në shtëpi, të cilat do i përdorte Rezeta për të nxjerr Havierin nga burgu, pasi plani i të dyve ishte që fillimisht 23-vjeçari të merrte përsipër fajin. 

9 Janar 2023, 10:34 Nga A.B
“Shyqyr që s'gjetën lekët te aspiratori”/ PLANI
Havieri dhe Rozeta Dobi

TIRANË-Përgjimet në paraburgim mes Rozeta Dobit dhe Havier Dobit kanë nxjerrë zbuluar nënë e bir. Ata u arrestuan për shumën e grabitur 120 mijë euro në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi, por të dy janë përgjuar teksa flisnin me njëri-tjetrin edhe për vlera të tjera parash që i kanë akoma në banesë dhe që nuk janë gjetur nga policia. Diskutimi i nënë e bir ka qenë me kode, duke u shprehur se paratë janë lart në shtëpi, të cilat do i përdorte Rezeta për të nxjerr Havierin nga burgu, pasi plani i të dyve ishte që fillimisht 23-vjeçari të merrte përsipër fajin. 

Pas përgjimit policia menjëherë zbarkoi në banesë dhe gjeti 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, mijë euro të tjera të cilat ishin të paketuara, të fshhura në tubin e aspirimit.

“Shyqyr që gjetën 80.000, jo lekët që kemi fshehur të aspiratori.”-  Kjo pjesë e bisedës së pastrueses me të birin.

Çfarë kanë bërë nënë e bir?

Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në “Rrugën e Kosovarëve”, por në bashkëpunim me djalin e saj, Havier Dobin 23-vjeç, klientët edhe i grabiste. Personi që e denoncoi ishte Alda Klosi, ish-zyrtare në kabinetin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, e cila pretendon se Dobi i kishte vjedhur 120 mijë euro. Pastruesja, sipas raportimeve të deritanishme, kishte hyrë në banesë me çelësin që i kishte lënë Klosi për ta pastruar dhe kishte vjedhur para në interval të ndryshme kohore, por ditën e fundit kishte hapur derën me forcë dhe kishte bërë rrëmujë në banesë, për të inskenuar një grabitje.

Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë. Vetë ish-zyrtarja thotë se paratë i kishte ruajtur për të kuruar xhaxhain e saj, që e kishte me kancer dhe të shtruar në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por edhe për të ka nisur një hetim për të zbuluar nëse thotë të vërtetën e nëse mund të justifikojë burimin e parave që i janë gjetur në shtëpi. Por Klosi nuk është "viktima" e vetme, pasi nënë e bir akuzohen edhe nga 4 persona të tjerë se i kanë vjedhur. Pas shumës së 120 mijë eurove, në shtëpinë Dobi, në tubin e aspiratorit janë gjetur edhe mbi 400 mijë euro të tjera. 

havier dobi rozeta dobi

Sondazh

Poll