9 Janar 2023, 10:33
Nga A.B
Rozeta Dobi
TIRANË- Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, janë vënë në prangat e policisë. Ata dolën sot para Gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Ndërkohë, policia po kontaktakton të gjithë pronarët e banesave ku punonte Dobi, me qëllim marrjen e informacioneve për shumat e mundshme që mund të jenë vjedhur në banesat e tyre.
Disa nga sendet me vlerë të gjetura në banesën e Dobit, janë identifikuar nga personat e thirur në polici dhe orat, unazat dhe byzylyket janë marrë ne ruajtje prej tyre.
Çfarë kanë bërë nënë e bir?
Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në “Rrugën e Kosovarëve”, por në bashkëpunim me djalin e saj, Havier Dobin 23-vjeç, klientët edhe i grabiste. Personi që e denoncoi ishte Alda Klosi, ish-zyrtare në kabinetin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, e cila pretendon se Dobi i kishte vjedhur 120 mijë euro. Pastruesja, sipas raportimeve të deritanishme, kishte hyrë në banesë me çelësin që i kishte lënë Klosi për ta pastruar dhe kishte vjedhur para në interval të ndryshme kohore, por ditën e fundit kishte hapur derën me forcë dhe kishte bërë rrëmujë në banesë, për të inskenuar një grabitje.
Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë. Vetë ish-zyrtarja thotë se paratë i kishte ruajtur për të kuruar xhaxhain e saj, që e kishte me kancer dhe të shtruar në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por edhe për të ka nisur një hetim për të zbuluar nëse thotë të vërtetën e nëse mund të justifikojë burimin e parave që i janë gjetur në shtëpi. Por Klosi nuk është "viktima" e vetme, pasi nënë e bir akuzohen edhe nga 4 persona të tjerë se i kanë vjedhur. Pas shumës së 120 mijë eurove, në shtëpinë Dobi, në tubin e aspiratorit janë gjetur edhe mbi 400 mijë euro të tjera.
rozeta dobi havier dobi
Aktualitet
9 Janar 2023, 10:29
f.g
Ulsi Manja
TIRANE- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja mohon çdo lidhje me Spartak Dobin, bashkëshortin e pastrueses së arrestuar p...
Aktualitet
9 Janar 2023, 10:20
A.B
Talo Cela
TIRANË- Gjykata e Posaçme, ka shtyrë seancën për super të kërkuarin Talo Çela. Arsyeja e kë...
Aktualitet
9 Janar 2023, 10:09
f.g
Foto ilustruese
SHKODER- Orjana Gremi, gruaja 32-vjeçare që hodhi më 6 janar foshnjën në Lumin Kir në Shkodër ka ...
Aktualitet
9 Janar 2023, 10:02
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Lëvizje në SPAK, ndryshojnë pozitat. Pas emërimit të Altin Dumani në krye të Prokuroris&eum...
Aktualitet
9 Janar 2023, 09:43
k.m.
Ervis Martinaj
TIRANË- Kontrolli i ushtruar një ditë më parë në vilën e Ervis Martinaj në zonën e Surrelit, k...
Aktualitet
9 Janar 2023, 09:47
A.B
Leter
TIRANË- Një 55 vjeçare e cila po priste një letër nga i biri që e ka emigrant u grind me postierin dhe më pas mb...
Aktualitet
9 Janar 2023, 09:41
A.B
Nafta
TIRANË- Konfindustria ka reaguar për shkak të mos uljes së çmimeve të karburanteve. Me një reagim për media...
Aktualitet
9 Janar 2023, 09:30
A.B
Policia
SPANJË-'Ishin mjeshtra'- kështu thotë për autorët, Prokurori Publik spanjoll, i cili mbeti viktimë e një prej gr...
Aktualitet
9 Janar 2023, 09:14
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier kanë folur shumë, pa e ditur që po përgjoheshin në çdo sek...
Aktualitet
9 Janar 2023, 09:04
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Psikologia e maternitetit të Shkodrës, Blerta Rroji ka treguar për herë të parë se çfar&...