Art&Argëtim

“Vajzë e mirë, e kam komshie”/ Ilir Shaqiri IRONIK për Luiz Ejllin dhe Big Brother, si u pendua më pas balerini: Suksese! 

Për ish-fituesin e BBVIP, Ilir Shaqiri, deri tani asnjë nga banorët që është në shtëpi, nuk e meriton fitoren. Madje me 'kunja' ka shkruar se fitues duhet të jetë opinioniste, Arbër Hajdari.

9 Janar 2023, 10:17 Nga k.m.
“Vajzë e mirë, e kam komshie”/ Ilir Shaqiri IRONIK
Luiz Ejlli dhe Ilir Shaqiri

TIRANË- Balerini Ilir Shaqiri ka komentuar edicionin e dytë të "Big Brother VIP" në disa postime që ka bërë në rrjetin e tij social në "Instagram". Për ish-fituesin e BBVIP, Ilir Shaqiri, deri tani asnjë nga banorët që është në shtëpi, nuk e meriton fitoren. Madje me 'kunja' ka shkruar se fitues duhet të jetë opinioniste, Arbër Hajdari.

Ndërsa pyetjes si të duket Luizi, ai i përgjigjet fillimisht: E kam komshie në Romë, vajzë e mirë.

“Vajzë e mirë, e kam komshie”/ Ilir Shaqiri IRONIK

Ndërsa më vonë, i pyetur nëse e ka pasur ironi me Luizin, balerini duket i penduar për komentin e tij të mëparshëm dhe në fund i uroi suksese.

“Nuk kam pse bëj ironi me dikë që nuk njoh dhe nuk shoh. Riferimenti qe komplet kazual me dikë tjetër. Suksese të gjithëve”.

“Vajzë e mirë, e kam komshie”/ Ilir Shaqiri IRONIK

Kjo është hera e parë që fituesi i edicionit të shkuar, komenton banorët e sezonit të dytë të formatit.

luiz ejlli ilir shaqiri

Sondazh

Poll