Aktualitet

Del para gjykatës 32-vjeçarja që hodhi fëmijën në lumin Kir, Orjana Gremi e rrëfeu krimin te murgeshat e zonës, ato njoftuan Policinë

Ngjarja makabre u zbulua më 7 janar 2023, ku një foshnje vetëm 7 ditëshe u gjet e mbuluar me batanije dhe plastmase buzë lumit Kir në Shkodër. Foshnja, djalë, u lind nga Orjana Gremi më 30 dhjetor 2023 në maternitetin e Shkodrës.

9 Janar 2023, 10:09 Nga f.g
Del para gjykatës 32-vjeçarja që hodhi fëmijën
Foto ilustruese

SHKODER- Orjana Gremi, gruaja 32-vjeçare që hodhi më 6 janar foshnjën në Lumin Kir në Shkodër ka dalë sot para gjykatës. Ajo ndodhet në ambientet e paraburgimit dhe pritet që në 10:30 të njihet me masën e sigurisë që gjykata ka caktuar për të. Deri më tani, Dosja ka mësuar se asnjë nga familjarët apo miqtë e saj nuk ka shkuar ta vizitojë apo ta shohë. 

Ngjarja makabre u zbulua më 7 janar 2023, ku një foshnje vetëm 7 ditëshe u gjet e mbuluar me batanije dhe plastmase buzë lumit Kir në Shkodër. Foshnja, djalë, u lind nga Orjana Gremi më 30 dhjetor 2023 në maternitetin e Shkodrës.

Gruaja paralajmëroi mjekët dhe të afërmit se do e braktiste fëmijën pasi nuk kishte ku ta mbante. Edhe pse kolegët e punës e ndihmuan dhe kërkuan që ajo të mbante fëmijën, më 4 janar ajo ka dalë nga spitali i Shkodrës dhe mbrëmjen e 6 janarit ka ndërmarrë aktin ekstrem të braktisjes së foshnjes. Pasi ka kryer krimin ajo ka rrëfyer ngjarjen te murgeshat, të cilat njoftuan policinë. 

Mjekët e spitalit ku ajo lindi deklaruan se nuk kishte probleme të shëndetit mendor dhe se ishte trajtuar me psikolog. Orjana Gremi, ishte e pamartuar dhe jetonte vetëm me dajën në fshatin Myselim në Shkodër. Identiteti i babait të foshnjes ende nuk dihet./Dosja.al

lumi kir orjana gremi

Sondazh

Poll