9 Janar 2023, 09:14
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier kanë folur shumë, pa e ditur që po përgjoheshin në çdo sekondë. Pas prangosjes së tyre, në dhomat e shoqërimit të Komisariatit, nënë e bir janë lënë vetëm, por pa e ditur ata, nën praninë e përgjuesëve ambientalë. Duke menduar se nuk po i dëgjonte askush, nënë e bir, flisnin së bashku se Policia u kishte gjetur vetëm 120 mijë euro, por jo shumën tjetër të fshehur prej tyre në tubin e aspiratorit.
Aq ka mjaftuar! Kjo bisedë ka shërbyer si indice e fortë për Policinë e Shtetit për të shkuar sërish në banesën e tyre dhe për të kërkuar për të tjera para të fshehura në banesën e tyre. Në kontrollin e dytë që u bë nga Policia, u gjet shuma prej 404.000 mijë eurosh dhe bizhuteri të tjera, duke e çuar totalin në mbi 530 mijë euro.
Çfarë kanë bërë nënë e bir?
Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në “Rrugën e Kosovarëve”, por në bashkëpunim me djalin e saj, Havier Dobi 23 vjeç, klientët edhe i grabiste. Personi që e denoncoi ishte Alda Klosi, ish-zyrtare në kabinetin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, e cila pretendon se Dobi i kishte vjedhur 120 mijë euro. Pastruesja, sipas raportimeve të deritanishme, kishte hyrë në banesë me çelësin që i kishte lënë Klosi për ta pastruar dhe kishte vjedhur para në interval të ndryshme kohore, por ditën e fundit kishte hapur derën me forcë dhe kishte bërë rrëmujë në banesë, për të inskenuar një grabitje.
Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë. Vetë ish-zyrtarja thotë se paratë i kishte ruajtur për të kuruar xhaxhain e saj, që e kishte me kancer dhe të shtruar në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por edhe për të ka nisur një hetim për të zbuluar nëse thotë të vërtetën e nëse mund të justifikojë burimin e parave që i janë gjetur në shtëpi. Por Klosi nuk është "viktima" e vetme, pasi nënë e bir akuzohen edhe nga 4 persona të tjerë se i kanë vjedhur. Pas shumës së 120 mijë eurove, në shtëpinë Dobi, në tubin e aspiratorit janë gjetur edhe mbi 400 mijë euro të tjera.
havier dobi rozeta dobi alda klosi vjedhje ne tirane
Aktualitet
9 Janar 2023, 09:04
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Psikologia e maternitetit të Shkodrës, Blerta Rroji ka treguar për herë të parë se çfar&...
Aktualitet
9 Janar 2023, 08:50
A.B
Alda Klosi , Havier dhe Rozeta Dobi
TIRANË- Vjedhja në banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-kryeministrit Arben Ahmetaj, nuk i...
Aktualitet
9 Janar 2023, 08:41
A.B
Alda Klosi dhe autori, Havier Dobi
TIRANË- Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir të cilët akuzohen për vjedhjen e më shum&e...
Aktualitet
9 Janar 2023, 08:40
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Një vjedhje me vlerë disa mijëra euro ka ndodhur mëngjesin e të enjtën deri të shtunën n&eum...
Aktualitet
9 Janar 2023, 08:33
A.B
Ambulance
SHKODËR- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor 'Shkodër-Tiranë'. Sipas njoftimit të p...
Aktualitet
9 Janar 2023, 08:30
A.B
Shqiptari
ITALI- Një shqiptar ka kryer një ankesë tek karabinierët e Aglianës pasi pretendon se ka qenë viktimë e v...
Aktualitet
9 Janar 2023, 08:15
A.B
Termet
VLORË- Panik dhe frikë ka ngjallur tek banorët e Vlorës, tërmeti me magnitudë 4.1 i shkallës Rihter i cili u ndje...
Aktualitet
9 Janar 2023, 07:59
a.l
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë tërmetin 3.6 ball&eu...
Aktualitet
9 Janar 2023, 07:57
A.B
Dasma
TIRANË-Shqiptarët po martohen më pak dhe po divorcohen më shumë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojn&eu...
Aktualitet
9 Janar 2023, 07:24
A.B
Shi
TIRANË- Moti do të jetë me vranësira e reshje shiu dhe stuhi në zonën veriperëndimore pasdite, reshje bore në z...