Aktualitet

Shtëpia e ish-shefes së kabinetit të Ahmetajt s'ishte e vetmja! Nënë e bir me 'synime' të qarta, donin VIP-at, kishin vjedhur 4 vila. Mister emrat e pronarëve

Mister mbetet fakti se kujt i kanë marrë para dhe bizhu e nëse është kryer ndonjë denoncim nga këto 'VIP-a' në Polici.

9 Janar 2023, 08:50 Nga A.B
Shtëpia e ish-shefes së kabinetit të Ahmetajt s'ishte e
Alda Klosi , Havier dhe Rozeta Dobi

TIRANË- Vjedhja në banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-kryeministrit Arben Ahmetaj, nuk ishte krimi i vetëm që bënë nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi. 

Ata dyshohen se kanë kryer vjedhje edhe në 4 banesa të familjeve VIP në kryeqytet. Mësohet se Dobi ishte e punësuar edhe në të tjerë zyrtarë të lartë të së njëjtës ministri, ku punonte më parë Klosi. Një ditë më parë u zbulua se ndaj Rozetës, e cila ishte pastruese në këto banesa, janë kryer edhe 5 denoncime të tjera. Pritet që të zbardhen me detaje këto ngjarje, ndërkohë që e vetmja që dihet deri më tani, është vjedhja e 120 mijë eurove në shtëpinë e Klosit. 

Rozeta, e cila punonte si pastruese në shtëpinë e Klosit, kishte fotokopjuar çelësat dhe bashkë me djalin e saj vodhën paratë dhe e inskenuan ngjarjen si një grabitje. Ajo kishte marrë nga banesa 120 mijë euro, mungesa e së cilës u vu re nga e zonja e shtëpisë, e cila ka kryer denoncimin në Polici. Edhe ish-shefja e kabinetit të Ahmetajt, është vënë në hetim pasi prokuroria do zbulojë burimin e parave që ajo mbante në shtëpi. Klosi thotë se këto para i kishte të deklaruara dhe se i ka mbledhur për kurimin e xhaxhait të saj në SHBA.

Rozeta Dobi së bashku me të birin pasi vidhnin paratë, kryenin shpenzime luksi. Kjo vihet re nga fotot dhe videot që 23-vjeçari postonte në rrjetet sociale.

havier dobi rozeta dobi

Sondazh

Poll